Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Buçkovski javën e ardhëshme udhëton drejtë Sofjes

Shkup, 5 dhjetor – Përfaqësuesi special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski pritet që javën e ardhshme të realizojë takime me krerët e shtetit bullgar.

“Gjatë periudhës së kaluar 3 vjeçare treguam se jemi të përgatitur për kompromise, mbi bazë parimore. Kompromise nuk mund të ketë për asgjë tjetër, përpos për atë se duhet të pajtohemi dhe ta shohim perspektivën tonë për të ardhmen. Historinë do t’ua lëmë historianëve, ata le të bisedojnë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por nuk guxojmë të mbetemi rob të së kaluarës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Qeveria e vendit fqinj mbetet në qëndrimin se do t’i vazhdojë bisedimet me Sofjen për tejkalimin e kontestit edhe po të mos arrihet kompromis deri më 10 dhjetor, kur BE përfundimisht do të vendosë nëse do t’i fillojë negociatat për anëtarësim ose jo.

Qeveria popunon me Sofjen në harmonizimin e një udhërrëfyesi të përbashkët për zbatimin e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Së fundmi, Akademia e Shkencave e RVM-së, Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” përmes një memorandumi të përbashkët, të quajtur “Manifesti maqedonas” i bënë thirrje institucioneve kompetente që me Sofjen të bëjnë negociata parimore, duke respektuar dinjitetin e popullit maqedonas dhe kontinuitetin e tij historik, gjuhësor, kulturor dhe religjioz.

Ndryshe, nisjen e bisedimeve me BE-në, Sofja e ka kushtëzuar me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e 2017-tës, me udhërrëfyes preciz për zbatimin e marrëveshjes dhe heqje dorë nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...