Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Bullgaria dhe Izraeli do të thellojnë marrëdhëniet

Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe të Izraelit Ekaterina Zaharieva dhe Gabi Ashkenazi arritën marrëveshje që bashkëpunimi midis dy vendeve të thellohet në fushat e interesit reciprok.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Izrael ministrja Zaharieva theksoi, se për 30 vjetët që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve “Izraeli mbetet miku më i afërt dhe partner strategjik i Bullgarisë në Lindjen e Mesme”.

Gabi Ashkenazi babai i të cilit është hebre bullgar i shprehu mirënjohje Ekaterina Zaharieva për shpëtimin e hebrenjve bullgarë. “Të gjithë hebrenjtë, i gjithë populli i Izraelit do të kujtojë përgjithmonë ata që qëndruan pranë nesh gjatë periudhës më të errët të historisë, veçanërisht në Evropë”, tha Ashkenazi.

Në kuadrin e vizitës ministrja Zaharieva u takua edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe me presidentin Reuven Rivlin, njoftuan nga MPJ.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...