Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Buxhet dhe paga më të mëdha, “mbrojtje e mençur”, anëtarësimi në NATO shans për biznesin

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Vazhdojnë reformat në sektorin e mbrojtjes, me financimin e qëndrueshëm të mbrojtjes dhe arritjen e dy për qind të BPV-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024 përmes rritjes për 0,2 për qind të BPV-së çdo vit. Rritje të mëtejshme të pagave, por edhe rritje të gatishmërisë luftarake dhe interoperabilitetit të Armatës dhe modernizim serioz të saj, veçanërisht duke i marrë parasysh sfidat e reja të sigurisë. Zhvillim të Grupit të batalionit të këmbësorisë së lehtë që gjendet në garnizonin në Shtip me fokus në stërvitjen dhe pajisjes, vazhdimin e projektit të filluar për furnizimin e transportuesve të blinduar me rrota, mbrojtje sajber, vendosje të aviacionit ushtarak të prodhimit perëndimor, furnizim të pajisjes për mbrojtje personale për pjesëtarët e Armatës, për furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore.

Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara në programin qeveritar2020-2024 në sektorin e mbrojtjes, ku mes tjerash paralajmërohet se në pjesën e dokumenteve strategjike, fokusi kryesor do të jetë në Planin e qëllimeve të mbrojtjes që i përkufizon planet dhe aktivitetet tona zhvillimore në përputhje me procesin e planifikimit mbrojtës të NATO-s – NDPP – NATO defence planning process.

Qeveria do të vazhdojë të investojë edhe në modernizimin e Poligonit të armatës “Krivollak”, do të specializohemi, në frymën e konceptit të “mbrojtjes së mençur”, do të rikonstruktohen objekte në kazermën Ilinden, Komandën e SEEBRIG, Akademinë Ushtarake, Rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në kazermën në Shtip.

Informacionet dhe lajmet e rrejshme, si dhe komunikimet strategjike dhe marrëdhëniet me opinionin, qëndron në Programin, bëhen çështje të sigurisë të prioritetit më të lartë. E realizuam qëllimin strategjik shumëdekadësh, anëtarësim në NATO! Kjo do të thotë paqe, stabilitet, të ardhme të sigurt. Me NATO-n e siguruam tërësinë dhe zhvillimin e shtetit. Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme do ta shfrytëzojmë në mënyrë të mençur dhe strategjike. Aleanca është mundësi e jashtëzakonshme për një shtet të vogël me resurse të kufizuara që të rritë fuqinë e saj specifike dhe ta shfrytëzojë për ndikimin e saj, qëndron në programin qeveritar 2020 – 2024.

Për këtë qëllim, Qeveria planifikon të sigurojë Mision aktiv dhe të aftë në NATO ql, siç qëndron në programin, do të tregojë në vepër se shteti ka dituri, përvojë dhe frymë të re moderne të punës dhe bashkëpunimit.

“Për tre vite arritëm, nga një shtet i izoluar ndërkombëtarisht, i hidhëruar me fqinjët, me procese të bllokuara euroatlantike, me ardhmëri të pasigurt dhe pa perspektivë, të ndërtojmë shtet-shembull që merr vendimet të guximshme për të ardhmen. Shtet-faktor të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë i çeli gjerësisht dyert për anëtarësimin tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, përkujtojnë në programin.

Në pjesën e programit me titull “Pa siguri nuk ka zhvillim” vlerësohet se anëtarësimi në NATO është suksesi ynë më i madh shtetëror, me çka është realizua ëndrra e themeluesve të shtetit të pavarur të Maqedonisë.

“U bëmë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake-politike që bota e ka parë, si një në mesin e të barabartëve. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e shikon si fund por si fillim të një kapitulli të ri në historinë e vendit tonë: siguria na jep shansin dhe forcën të jemi më ambiciozë dhe më të fuqishëm në fushat e ekonomisë, sundimit të mirë të së drejtës dhe shtetit të së drejtës”, bëhet e ditur në programin.

Me anëtarësimin në Organizatën kontraktues të Atlantikut të Veriut dhe me anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, vazhdon ndërtimi i aftësive për mbrojtje kolektive, për siguri bashkëpunuese dhe menaxhim të krizave. Sipas kësaj, çështja e mbijetesës është temë e mbyllur, ndërsa stabiliteti, zhvillimi dhe ardhmëria e shtetit mbeten prioritet.

NATO-ja është shans edhe për bashkësinë tonë afariste. Me anëtarësimin e plotfuqishëm, për kompanitë tona u çel edhe një zinxhir i madh i prokurimeve/furnizimeve me produkte për nevojat e Aleancës së NATO-s.

Janë siguruar informacionet dhe kontaktet e para me agjencitë përkatëse të NATO-s, ndërsa në mandatin e ri strategjik do t’u ndihmojmë të gjitha ndërmarrjeve tona të interesuara që ta shfrytëzojnë në mënyrë më të organizuar këtë mundësi për zhvillim dhe eksport më të madh.

Samiti i Bashkimit Evropian në mars të vitit 2020 mori vendim që t’i çelë bisedimet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa kurrfarë kushtëzimesh. Metodologjia e re që BE-ja e miratoi për bisedim është në përputhje me atë që për ne është më e rëndësishme. Bisedimet të jenë substanciale, të parashikueshme dhe efikase, me qëllimin e vetëm dhe të pakontestueshëm përfundimtar anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Integrimet evropiane dhe të gjithë hapat dhe vendimet reformuese i bëjmë për ne. Thelbi i të gjitha proceseve reformuese është Maqedonia e Veriut të bëhet shtet bashkëkohor, i zhvilluar, demokratik, i rregulluar dhe i hapur”, thuhet në programin qeveritar.

Kriza botërore e Kovidit, siç nënvizohet, tregoi se sa janë të rëndësishme aleancat. Anëtarësimi në NATO dhe bisedimet e çelura për anëtarësim në BE, qëndron në programin, e konfirmuan rëndësinë e të qenët anëtar i plotfuqishëm i këtyre familjeve të mëdha edhe në kohë të zhvillimit edhe në kohë të krizës. Nuk munguan mbështetja financiare prej 160 milionë euro nga BE-ja, si dhe mbështetja në materiale mjekësore për përballje më të lehtë me krizën. Ndihma nga anëtaret e NATO-s ishte e shpejtë dhe efikase.

Rëndësia e mbrojtjes dhe anëtarësimit në NATO, përkujtojnë në programin qeveritar, u tregua edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia me virusin korona Kovid-19.

“Në kushte të vështira dhe me rrezik për jetën, Armata sërish e dha provimin me rolin dhe përgjegjësinë e rritur në mbështetje të policisë, sistemit shëndetësor, institucioneve shtetërore dhe lokale. Përballja jonë e suksesshme me pasojat e pandemisë së COVID-19 është mundësuar vetëm me Armatë të mobilizuar dhe të përgatitur për çka kontribuan trajnimet dhe stërvitjet e shumta. Përveç kësaj, ndihma e parë në aspektin e materialit mbrojtës dhe pajisjes mbërriti përmes mekanizmit të NATO-s – Qendra për përgjigje ndaj fatkeqësive (Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre)”, nënvizojnë në programin 2020-2040.

Theksohet se qëllimi i politikës sonë të mbrojtjes dhe sigurisë, është që të sigurojë zhvillim të qetë, pavarësi dhe sovranitet të shtetit, integritet territorial, rend kushtetues dhe siguri të qytetarëve. Përmes parimeve të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga njëra anë, dhe qëndrueshmëria dhe zbatimi i politikave të mbështetura në produktivitetin dhe rezultatet e deritanishme, nga ana tjetër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i vazhdojë reformat e suksesshme në sektorin e mbrojtjes.

Për vendosjen e sistemit të qëndrueshëm të mbrojtjes do të vazhdohet financimi i qëndrueshëm i mbrojtjes dhe arritja e dy për qind të BPV-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024 përmes rritjes për 0.2 për qind të BPV-së çdo vit.

“Financimi i qëndrueshëm do të thotë Armatë të qëndrueshme dhe të fuqishme dhe kontribut i mirëfilltë në Aleancën. Armatë e fuqishme do të thotë edhe mbështetje të fuqishme të shtetit në kushte të krizës dhe aksione për mbrojtje dhe shpëtim në nivel kombëtar. Armata e fuqishme do të jetë edhe mbështetje e fuqishme e shoqërisë civile”, theksojnë në programin qeveritar.

Paralajmërohet edhe rritje e mëtejshme e pagave, por edhe rritje të gatishmërisë luftarake dhe interoperabilitetit të Armatës dhe modernizim serioz të saj, veçanërisht duke i marrë parasysh sfidat e reja të sigurisë. Qeveria do të zbatojë Planin për pajisjen dhe modernizimin e Armatës në përputhje me prioritetet për pajisjen e forcave të deklaruara përmes projekteve shumëvjeçare: Zhvillim të Grupit të batalionit të këmbësorisë së lehtë që gjendet në garnizonin në Shtip me fokus në stërvitjen dhe pajisjes, vazhdimin e projektit të filluar për furnizimin e transportuesve të blinduar me rrota, mbrojtje sajber, vendosje të aviacionit ushtarak të prodhimit perëndimor, furnizim të pajisjes për mbrojtje personale për pjesëtarët e Armatës, për furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore. Do t’i forcojmë trajnimet dhe aktivitetet stërvitëse. Pesha në të ardhmen edhe në këtë segment do të jetë në forcat e deklaruara, më saktësisht në Grupin e batalionit të këmbësorisë së lehtë.

Në pjesën e dokumenteve strategjike, fokusi kryesor do të jetë në Planin e qëllimeve të mbrojtjes që i përkufizon planet dhe aktivitetet tona zhvillimore në përputhje me procesin e planifikimit mbrojtës të NATO-s – NDPP – NATO defence planning process.

Qeveria do të vazhdojë të investojë edhe në modernizimin e Poligonit të armatës “Krivollak” me lidhje infrastrukturore, zhvillim të përmbajtjeve të reja, zgjidhje të problemit me furnizimin e ujit, që do të bëhet resurs vendor dhe i NATO-s, por do të kontribuojë edhe në forcimin e ekonomisë lokale dhe kombëtare. Ekspertët e NATO-s dhe SHBA-së i vlerësojnë lartë kapacitetet e PA “Krivollak”, me mundësinë për t’u shndërruar në poligon të NATO-s për trajnime dhe aktivitete stërvitore. Njëherësh, do të sigurojmë stacion të vazhdueshëm matës në mënyrë që të tregojmë se u përmbahemi të gjitha standardeve për ruajtjen e mjedisit jetësor.

“Do të specializohemi, në frymën e konceptit të “mbrojtjes së mençur”. Informacionet dhe lajmet e rrejshme, si dhe komunikimet strategjike dhe marrëdhëniet me opinionin bëhen çështje të sigurisë të prioritetit më të lartë. Kemi përvojë dhe dituri që mund ta ofrojmë dhe ta sendërtojmë: Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Opinionin (QRMO), në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, si Qendër e akredituar e NATO-s për trajnim dhe edukim, do ta zhvillojmë si Qendër rajonale për luftë kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme për nevojat e krahut jugor të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për përsosmëri për komunikime strategjike në Rigë, bëjnë të ditur në programin qeveritar.

Do të vazhdohet edhe me përmirësimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së objekte ushtarake me rinovimin e objekteve të vjetra dhe ndërtimin e objekteve të reja me implementimin e burimeve përtëritëse të energjisë kudo dhe rikonstruksion të objekteve në kazermën Ilinden, Komandën e SEEBRIG, Akademinë Ushtarake, Rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në kazermën në Shtip.

Në vitin e parë të mandatit, Qeveria do të ofrojë reformë strukturore të sistemeve për menaxhimin e krizave dhe mbrojtje dhe shpëtim përmes riorganizimit, pajisjes dhe trajnimit të ekipeve operative për intervenim të shpejtë.

“Këto segmente paraqesin fondamentin në ndërtimin e një shoqërie rezistuese ndaj krizave dhe katastrofave. Kjo u tregua edhe gjatë gjendjes së krizës dhe të jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e virusit korona. Në gjysmën e parë të mandatit do ta realizojmë sistemin e thirrjeve ‘112’”, parashikohet mes tjerash në programin 2020-2040.

Në bashkëpunim me universitete vendore, paralajmërohet vendosja edhe e vijës buxhetore në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për mbështetjen e projekteve me interes të mbrojtjes. Do të merren parasysh edhe leksionet e mësuara dhe përvoja gjatë pjesëmarrjes në projektet “Science for Peace”. Ministria e Mbrojtjes do të mbështesë çdo projekt shkencor që do të sigurojë mbështetje financiare nga fondet shkencore të mbrojtjes që do të sigurojë mbështetje financiare nga fondet shkencore të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s ose nga Aleanca.

Në 12 muajt e parë, paralajmërojnë, Qeveria do të propozojë ndryshime në Ligjin e furnizimeve publike me të cilat mundësohet menaxhim i drejtpërdrejt me mjete financiare në shumë prej rreth 500 euro nga ana e komandave dhe kazermave – decentralizim të buxhetit.

Në Ministrinë e Mbrojtjes do të formohet Qendër për mbështetje të kompanive vendore gjatë paraqitjes në tenderë të NATO-s. Qëllimi ynë do të jetë që në vitin e parë të anëtarësimit tonë në NATO të sigurojmë komunikim të plotë mes odave tona dhe agjencive relevante të NATO-s.

Qeveria do të vazhdojë të theksojë rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parandaluese, parandalimit të konflikteve dhe aktiviteteve humanitare. Edhe në vitin 2020, nënvizohet në Programin 2020-2040, vazhdon fokusi i pjesëmarrjes sonë në operacionet paqësore ndërkombëtare dhe misionet civile në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...