Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi dhe Holshtajn do të punojnë në avancim të marrdhënieve ekonomike mes Gjermanisë dhe Maqedonisë

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Potencial për avancim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resurset Ekonomike dhe Investimet Fatmir Bytyqi në takimin me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holshtajn, në të cilin janë dakorduar se do të punojnë në avancimin e tyre shtesë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, siç qëndron në kumtesë nga Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi ekonomik midis të dyja vendeve. Shumë investues gjermanë punojnë me sukses të madh në vendin tonë dhe si rezultat i kësaj, Gjermania është partneri i parë tregtar i Maqedonisë së Veriut. Potencial për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ka, tha Bytyqi, me ç’rast shtoi se me këshilltarin special të cilin e nominoi Qeveria gjermane të ndihmojë me reformat në ekonomi, Valter Defa, ka komunikim intensiv në krijimin e zgjidhjeve sistemore me të cilët bashkëpunimi midis të dyja vendeve mundet në mënyrë shtesë të zhvillohet.

Zëvendëskryeministri ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RF të Gjermanisë për përpjekjet të cilat i bën vendi ynë në realizimin e aspiratave evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në këtë rast shfaqi shpresë se konferenca e parë ndërqeveritare do të mund të mbahet së shpejti, gjatë kryesimit me RF të Gjermanisë me Këshillin Evropian. Bytyqi tha se në periudhën që vijon do të ndodhin shumë reforma të cilat do të sjellin rezultate pozitive në të gjitha fushat dhe se kjo do të jetë dëshmi kryesore se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Në takim është biseduar edhe për krijimin e Platformës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast zëvendëskryeministri Bytyqi ka theksuar se në krijimin e politikave e reja zhvillimore ekonomike do të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri, përfshirë edhe partnerët e huaj, gjithnjë me qëllim që të krijohen politika më të mira të mundshme, të cilat do të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në interes të qytetarëve.

Qeveria do të mbetet e hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi me Gjermaninë, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, ndërsa së bashku me ambasadoren Holshtajn u dakorduan se do të punojnë në avancimin shtesë së marrëdhënieve ekonomike midis të dyja vendeve.

Ambasadorja Holshtajn uroi për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për emërimin e zëvendëskryeministrit Bytyqi në funksionin e ri politik, me ç’rast shfaqi pritje për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis të dyja vendeve.

Në takim është biseduar për përballjen me krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, politikat e Qeverisë për ekonominë e re zhvillimore, si dhe për reforma përmes zgjidhjeve sistemore me të cilat do të shkatërrohej korrupsioni dhe do të ulej ekonomia gri në vend.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...