Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Masat nga pakoja e katërt krijohen me koordinim me të gjitha palët e rrezikuara

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Bashkëpunimi ekonomik me Republikën e Turqisë është në nivel të lartë, ndërsa si rezultat i këtij bashkëpunimi, kompanitë nga Turqia janë mes investitorëve më të shumtë të huaj në Maqedoninë e Veriut dhe pjesa më e madhe e kompanive me kapital turk punojnë me sukses në vendin tuaj, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në takim me Odën ekonomike Maqedoni-Turqi MATTO, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademovski.

Në takimin që mbrëmë u mbajt në kuadër të serisë së takimeve me odat ekonomike, organizatat civile dhe partnerët e huaj, ndërsa në drejtim të krijimit të masave cilësore të cilat do të përgjigjen në nevojat e sektorit të biznesit, punëtorëve dhe qytetarëve, informojnë nga kabineti i Bytyqit, zëvendëskryeministri theksoi se tejkalimi i krizës socio-ekonomike është prioritet kulmor në fillim të mandatit të Qeverisë dhe në këtë drejtim përgatitet seti i katërt i masave për mbështetjen e ekonomisë, punëtorëve dhe qytetarëve.

Ai shtoi se Qeveria ka treguar transparencë dhe dëshirë për bashkëpunim me të gjithë aktorët, në drejtim të krijimit të masave sa më të mundshme efikase dhe efektive, për kthimin e ekonomisë në normalitet. Në këtë drejtim edhe masat nga pakoja e katërt krijohen në koordinim me të gjitha palët e rrezikuara.

Kryetari i MATTO-s, Ademovski shprehu mbështetje dhe transparencë për bashkëpunim. Në takim të dyja palët biseduan për sfidat dhe vendimet e mundshme për dalje nga kriza si dhe mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm të ekonomisë, për rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...