Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për mbështetjen e sektorit të hotelierisë dhe turizmit

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Hoteleria dhe turizmi ende janë larg nivelit të dëshiruar, por Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale t’i mbështesë të punësuarit dhe kompanitë nga këto sektorë dhe të ruajë sa është e mundur më shumë vende pune për qytetarët, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelerisë (OPH).

Bytyqi informoi se seti i katërt i masave ekonomike po përgatitet intensivisht, do të jetë gjithëpërfshirës dhe do t’u ofrojë mbështetje të vërtetë pikërisht atyre të cilët kanë nevojë.

“Qeveria që nga fillimi, duke pasur parasysh ndikimin global të pandemisë, si dhe masat kufizuese për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19, i ka detektuar sektorin e hotelerisë dhe turizmit sektorë të cilët mund të kenë pasoja më serioze negative. Pikërisht për shkak të kësaj, krijoi tre sete të masave fokusi kryesor i të cilave ishte vendosur pikërisht në mbështetjen e sektorit të hotelerisë dhe turizmit, por edhe për kompanitë e tjera të cilat shënuan humbje për shkak të pandemisë”, theksoi Bytyqi.

Sipas zëvendëskryeministrit, sektori i biznesit pozitivisht iu përgjigj masave të krijuara.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...