Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bytyqi: Qeverinë greke e shohim si partner

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Ne e shohim qeverinë greke si partner të përkushtuar, jo vetëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe për mundësinë në epokën pas nënshkrimit të Marrëveshjes, thotë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në intervistën për televizionin “Delta” nga qyteti grek Aleksandrupoli.

Intervista e plotë do të transmetohet nesër në mbrëmje, ndërsa në paralajmërimin, televizioni transmeton pikëpamjet e Bytyqi si në lidhje me pozicionin e kryeministrit grek për Marrëveshjen e Prespës gjatë periudhës kur ai ishte në opozitë, ashtu edhe në lidhje me pjesëmarrjen e fundit të delegacionit të Maqedonisë në tryezën e rrumbullakët në Selanik së bashku me Pompeon.

Zëvendëskryeministri i qeverisë nuk i komenton pozicionet e mëparshme të Micotakisit rreth Marrëveshjes së Prespës, por e mban pozicionin aktual të Athinës zyrtare.

“Ajo që unë shoh është një anë konstruktive e cila dëshiron ta inkurajojë dhe aktivizojë Marrëveshjen e Prespës, kushtet, detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Kështu, unë e shoh Qeverinë greke si një partner i cili është i përkushtuar jo vetëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por në të vërtetë sheh edhe një mundësi në epokën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës”, thotë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi për televizionin rajonal grek.

Në fund të shtatorit, Bytyqi, së bashku me zëvendëskryeministrin e qeverisë për luftë kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Siguria dhe bashkëpunimi energjetik rajonal” në Selanik së bashku me sekretarin shtetëror amerikan, Majkëll Pompeo dhe ministrin e Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Kostis Haxidakis.

Lidhur me këtë vizitë dhe takimet, Bytyqi në intervistë tha se bëhej fjalë për bashkëpunimin në ekonomi dhe në disa projekte energjetike.

“Ne biseduam për disa projekte specifike dhe njëri prej tyre është terminali afër Aleksandrupolit i cili është i lidhur me terminalin LNG. Ne biseduam për ndërlidhësin e gazit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e tjera bilaterale që normalisht mund të aktivizojnë një mjedis më të mirë biznesi në të dy vendet për investime të reja”, theksoi Bytyqi për televizioni “Delta”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...