Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

Çaji i lëkurave të patateve ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe eliminon gurët në veshka

Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

Ky lëng rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak.

Në lajmin më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org si të përdorni lëngun e lëkurave të patateve për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër gurëve në veshka.

Përgatitja e lëngut të lëkurave të patateve dhe përdorimet e tij

Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë.

Mjafton t’i vendosni lëkurat disa patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

Ky lëng mund të konsumohet si çaj për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe ënjtjeve të gjymtyrëve.

Për këtë qëllim, ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy gotave me çaj në ditë.

Lëngun e patateve mund ta përdorni edhe kundër gurëve në veshka.

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe më pas futini në një enë të thellë ku duhet t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës.

Sa herë ta konsumoni

Të nesërmen, hiqini nga uji ndërsa lëngun pijeni tre herë gjatë ditës.

Patatet kanë efekt diuretik që do të thotë se përshpejtojnë nxjerrjen e toksinave nëpërmjet urinës.

Kësisoj ato do të eliminojnë ose parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Lëngun e lëkurave të patates mund ta përdorni në gatime të ndryshme.

Këtu përfshihet: përgatitja e supave dhe gjellëve të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë.

Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...