Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Cakaj: Bashkëpunimi rajonal pjesë thelbësore për ta përshpejtuar anëtarësimin në BE

Tiranë, 9 nëntor – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit, ka shprehur përkushtimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka njoftuar se tema qendrore e bisedës së këtij takimi ishte rinia dhe shoqëria civile.

“Është thelbësore të vazhdojë mbështetja për nismat në shërbim të forcimit të rinisë, shoqërisë civile dhe pajtimit ndëretnik, sikurse RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ekziston një nevojë e dukshme për të pasur një qasje më dinamike për zbatimin e prioriteteve të Procesit të Berlinit, sa i përket tregut e ekonomisë, ndërlidhjes më të madhe e lëvizjes së lirë, shërbimeve për njerëzit e digjitalizimit, në përgjithësi”.

“Është e qartë, sa i përket Shqipërisë: bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim, por pjesë thelbësore për ta ndihmuar e përshpejtuar anëtarësimin në Bashkim Evropian”, shkruan ai në Facebook.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...