Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Cakaj informon shqiptarët në Greqi: Procedura të shpejta për marrjen e pasaportave. Çfarë duhet të dinë për martesat dhe vizat familjare

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një interpelancë on line me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi, në situatën e pandemisë.

Ndërsa ata ngritën disa shqetësime evidente, Cakaj tha se ndryshe nga më parë për të aplikuar për pasaporta dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo shtatë muaj.

“Për aplikim pasaporte dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo 7 muaj, por kemi arritur të merret për 3 apo 5 ditë maksimumi”.

Sa për martesat e shqiptarëve në Greqi me shtetas të huaj, Cakaj u shpreh: “Duhet të vijnë në Shqipëri patjetër, pasi ashtu e kërkon edhe ligji grek. Në këtë rast nuk kemi çfarë bëjmë. Ndërsa kur martohen dy shqiptarë s’ka problem, mund të marrin të gjithë asistencën e ambasadës”,- shtoi ai.

Sa për pezullimin e vizave për bashkim familjar, Cakaj tha se kjo nuk është një masë e vendosur vetëm për shqiptarët.

“E di që pezullimi i vizave për bashkim familjar ka sjellë pakënaqësi dhe frustim te ju. Është legjitime dhe e mirëkuptojmë situatën, por po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk mund të ndryshojmë masat dhe vendimet që ka marrë Greqia. Këto nuk janë masa vetëm të saj, i kanë edhe vende të tjera të BE. Nuk është një masë vetëm kundër shqiptarëve, por për të gjithë”,- tha Cakaj.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...