Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Çanak: Serbia ka frikë se askush nuk do të vijë për investime nëse zbulohen varrezat masive

Për televizionin Dukagjini politikani serb, Nenad Çanak, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhet të pres që Serbia do e njoh si shtet të pavarur.

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, nuk pret qe Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Ndryshimet në administratën amerikane, japin optimizëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdoj më shpejtë. Por unë e përsëris se nuk shoh një marrëveshje brenda vitit të ardhshëm mes palëve. Unë pres që ky proces së paku të zgjas deri sa të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi, pas dy vitesh. Unë mendoj që Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ata mund të bashkëpunojnë e të dialogojnë, por assesi ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Çanak.

Çanak thotë se disa herë e ka ngritur zërin në parlamentin serb që të zbulohen varrezat masive.

“Kur unë isha deputet në parlamentin e Serbisë 18 vjet më parë, e kam ngritur disa herë çështjen e varrezave masive. Ishin 16-sosh, por liderët tjerë hezitonin të flisnin për ketë temë, sepse kishin frikë se askush nuk do vinte të investonte në Serbi, vendin ku janë te fshehur trupa të njerëzve. Unë isha tmerruar kur i dëgjova këto arsye që u dhanë, që të mos zbulohej se ku janë trupat. Autoritet Serbe e dinë mirë se ku fshihen trupat e shqiptarëve, por mungon vullneti politik për t’i treguar”, thotë më tej Çanak.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...