Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Cardi B kërkon falje pas akuzave për përvetësim kulturor

Cardi B është duke kërkuar falje në lidhje me një veprim të fundit që ka bërë.

Reperja 28 vjeçare së fundmi u shfaq në kopertinën e “Footwear News” duke bërë një promovim për bashkëpunimin e saj të ardhshëm me Reebok.

Në foton e kopertinës, nëna e një vajze mori vëmendje me paraqitjen atraktive dhe për mënyrën se si po mbante duart.

Në setin fotografik të realizuar siç raportoi Indian Express, krijuesja e hitit “Wap” pozoi si hyjnesha hindu, Durga.

Ngjashmëria mes tyre, megjithatë, shkaktoi reagime të ashpra dhe ylli i “Bodak Yellow” u akuzua për përvetësim kulturor në internet.

“Cardi B nuk i bëri homazhe perëndeshës hindu, Durga duke mbajtur një këpucë në dorë, ky është një mosrespekt i qartë dhe në asnjë mënyrë vlerësim kulturor”, tha një kritik në Twitter. “Ajo nuk mund të largohet me këtë pa iu drejtuar dhe pa kërkuar falje për talljen me kulturën tonë”.

“Kjo është drejtpërdrejt raciste”, tha një tjetër.

Në përpjekje për të korrigjuar situatën, artistja amerikane bëri një postim të mërkurën në Instagram duke kërkuar falje.

“Kur realizova setin fotografik, po më thonin se do të pozoj si në Hyjneshë, që përfaqëson forcën, feminitetin dhe çlirimin dhe isha gati menjëherë. Por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre ose fenë e tyre, dua të them që më vjen keq, nuk ishte qëllimi im”.

“Nuk më pëlqen të mos respektoj fenë e askujt. Ashtu siç nuk do të doja që njerëzit të ofendonin fenë time. Kur njerëzit vishen si Virgjëresha Mari dhe Jezusi, për sa kohë që e bëjnë atë në një mënyrë të bukur, të hijshme dhe në mënyrë të respektueshme, unë nuk ndihem e fyer. Nuk po përpiqesha të mos respektoja fenë tuaj, mbase duhet të bëja kërkime fillimisht. Më vjen keq, nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen”, ka shkruar reperja e famshme.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...