Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Carla del Ponte: UÇK nuk mund të krahasohet me forcat e Millosheviqit

Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten e kaluar nga posti i presidentit të Kosovës, pas padisë së tij në gjykatën e Hagës për krime lufte në fund të viteve 1990. Aleati i tij i ngushtë, Kadri Veseli, ish-shefi i inteligjencës i guerilasve të Kosovës, njoftoi gjithashtu të enjten konfirmimin e padisë së tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) në Hagë.

Thaçi dhe Veseli me shokët e tyre po ashtu akuzohen për likudimet kundër rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës

Thaçi ishte transferuar në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale (KSC), e cila është në Holandë, së bashku me tre (Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) të dyshuar të tjerë. Të katër burrat dyshohen për gati 100 vrasje, zhdukje me forcë, persekutime dhe tortura, veprime të pretenduara të kryera midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Thaçi me shokët e tij akuzohen gjithashtu për eliminimin e rivalëve politikë shqiptarë në Kosovë, përfshirë vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugovës.

Image
Kur u pyet se si reagoi ajo ndaj lajmit për arrestimin e ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe transferimin e tij në Tribunalin Special të Hagës për Krimet në Kosovë, znj. Carla del Ponte, ish-Prokurore e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, iu përgjigj gazetës shqiptare në Zvicër “Le Canton27.ch” se “ky është një lajm shumë i mirë nga pikëpamja e drejtësisë për viktimat. Sepse siç e kam thënë gjithmonë, nuk do të ketë paqe në ish-Jugosllavi ose në Kosovë pa arrestimin e atyre të implikuar në krime lufte. Z. Thaçi aktualisht është para Gjykatës së Drejtësisë, sepse kishte një numër të dhënash dhe provash kundër tij. Është e drejtë që një gjykatë të merret me të. Unë mendoj se Z. Thaçi bëri mirë që dha dorëheqjen si president për imazhin e Kosovës. Fatkeqësisht koha ka kaluar, ka një vonesë në drejtësi dhe kjo mund të funksionojë në favor të autorëve të krimit. Në të vërtetë, provat mund të zhduken … si dëshmitarët. “

Zonja Del Ponte kësaj i shtoi: “Unë për herë të fundit u takova me Z. Thaçi në 10 vjetorin e Konferencës së Dejtonit. Unë i thashë atij se do të hetonim në terren tashmë. Ai m’u përgjigj se UÇK-ja nuk kishte bërë kurrë një krim dhe ishin serbët ata që kishin marrë uniformat e UCK-së!“

Në mediat ndërkombëtare, raportet përmendën se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e ish-presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë për krimet, të cilët aktualisht janë në Hagë, ky trafik nuk përmendet.

Në lidhje me këtë pyetje Znj. Del Ponte u përgjigj se “realisht me të vërtetë e çuditshme, sepse ky trafik organesh përmendet nga Prokurori Amerikan John Clint Williamson, i konfirmuar më parë nga Z. Dick Marty. Sa më përket mua, unë kurrë nuk e kam akuzuar z. Thaçi për trafik organesh. Lidhur me krimet e tjera gjatë dhe pas luftës, përfshirë ato të rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet nga Gjykata Penale e Hagës në ditët në vijim.“

Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”, në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrje të përbashkët kriminale”. E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Milloshevq, që duket se është bërë një “copy-past”! A mund të krahasohen krimet e forcave serbe të Millosheviqit me ato të UÇK-së?

Image
Zonjës Del Ponte iu përgjigj: “Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviqit me ato të UÇK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë. Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviqi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave të Kosovës gjatë konfliktit.”

Carla Del Ponte: Hashim Thaçi në Hagë është një lajm i mirë nga perspektiva e drejtësisë për viktimat në Kosovë

“Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, une e shoh diçka si të ekzagjeruar. Dhe unë, gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që përpiluan këtë aktakuzë i bënë copy-past aktakuzës kundër Millosheviqit, gjë kjo e cila nuk është e drejtë. “

Disa media në Kosovë përmendin emrin e një komandanti tjetër të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu jetonte në Zvicër si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli., Kush mund të jetë “mysafiri” i radhës në Hagë, i cili ka tashmë kaloi dy herë dyert e TPI dhe i cili doli i padëmtuar. Lidhur me z. Haradinaj, znj. Del Ponte shtoi “Unë jam e sigurt që z. Haradinaj nuk do të ftohet nga Gjykata Speciale për të njëjtat akuza për krime lufte, për të cilat ai është gjykuar një herë në Hagë, përveç nëse ‘ai bëri gjëra të tjera në ndërkohë pas luftës për të cilat Tribunali mund të ishte në dijeni.”

Si përfundim, kur u pyetën për sa vite mund të dënoheshin këta të pandehur dhe kur ky Tribunal Special për Krimet në Kosovë mund të përfundonte misionin e saj, znj. Del Ponte u përgjigj se “për një atentat, burgim për disa vjet mund të jetë vendosi. Ju lë të imagjinoni dënimin për vrasjen e 100 personave, i cili u përmend në aktakuzë.“

“Lidhur me kohën e veprimit të kësaj Gjykate Speciale është e vështirë të thuhet. E gjitha varet nga numri i aktakuzave dhe numri i çështjeve që do të procedohen. Si Prokuror e dini kur filloni një gjyq, por jo kur do të mbarojë. Unë ju kujtoj se ICTY për ish Jugosllavinë filloi punën e tij në 25 maj 1993. Në fillim ne kishim menduar se do të zgjaste rreth dhjetë vjet … por puna përfundoi në 2017, domethënë 25 vjet më vonë“, ka thënë në fund ish-prokurorja zvcerane e TPI-së znj. Del Ponte.

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi perfondoi me nje bilanc tragjik. Forcat serbe ne Kosovë vrane mbi 13,000 shqiptarë të Kosovës, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq, rreth 20,000 vajza dhe gra u përdhunuan, pothuajse një milion refugjatë u dëbuan në Shqipëri dhe Maqedoni.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...