Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Carovska: Edhe në kushte pandemie kemi organizuar mësim të suksesshëm

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – “Kemi treguar se edhe në kushte të jashtëzakonshme mund të organizojmë mësim të suksesshëm dhe për një periudhë të shkurtë ta vendosim mësimin nga distanca. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, pasi çdo kohë e humbur në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve ka pasoja të pa imagjinueshme”.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila mori pjesë në mbledhjen ndërkombëtare të ministrave të arsimit nga vendet e Evropës Juglindore, ku nikoqir ka qenë Turqia.

Carovska tha se për momentin mbi 90 përqind e nxënësve e ndjekin me sukses mësimin online, ndërsa pa probleme zhvillohet edhe mësimi me prezencë fizike.

Ajo gjithashtu tha se periudha e pandemisë ka qenë test për sistemin arsimor, por edhe mundësi për transformim, me qëllim që nxënësit të marrin dije dhe aftësi.

“Përveç dixhitalizimit dhe investimeve për qasje në infrastrukturën e IT, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e angazhuar fuqimisht për të investuar në zhvillimin e aftësive të mësuesve, si faktori më i rëndësishëm për cilësinë e mësimdhënies”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...