Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Carovska: Më shumë se 90% e nxënësve e ndjekin mësimin online

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha tha më shumë se 90 për qind e nxënësve e ndjekin mësimin online dhe janë të përfshirë pa probleme në sistem.

“Asnjëherë nuk mund të themi se është e përkryer për shkak se duhet të jemi real. Në kushte në të cilat jetojmë dhe me kapacitet që i disponon shteti, me ato menaxhojmë për momentin. Në tetor nisëm me 70 për qind të nxënësve të përfshihen në mësimin online në mënyrë që sot të kemi më shumë se 90 për qind”, tha Carovska.

Ajo tha se mësimdhënësit janë shprehur të kënaqur dhe se modeli i mësimit onlinë në Maqedoni, sipas Saj, shfaq rezultate të shkëlqyera.

“Deri dje, vetëm 66 nxënës dhe 160 mësimdhënës me prani fizike janë pozitiv. Kjo është 0.05 për qind nga numri i nxënësve që janë me prani fizike në shkolla, dhe më pak se 1 për qind për arsimtarët. Kjo tregon se sistemi arsimor në kohe pandemie është nën kontroll dhe numrat janë të ulëta.

Ajo përsëriti se gjysmëvjetori i parë do të përfundojë në fundvit dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 21 janar.

“Gjytsmëvjetori i dytë do të zgjasë deri më 10 qershor nëse kushtet dhe gjendja shëndetësore mbetet në nivel”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...