Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Carovska: Shkollat nuk janë trensmetues të virusit, ato mbeten të hapura

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, thotë se shkollat do të mbeten të hapura për nxënësit deri në klasë të tretë dhe për ata të cilët është vlerësuar se mund ta ndjekin mësimin me prezencë fizike.

Në një intervistë për MIA, Carovska tha se për çdo vendim ndryshe në lidhje me shkollat, opinioni do të njoftohet me kohë.

“Vlerësoj se të gjitha masat të cilat i kemi zbatuar janë të mira dhe e kanë dhënë efektin e pritur. Respektohen rregullat dhe mund të konstatojmë se shkollat nuk janë trensmetues të virusit. Kemi më pak se një përqind të infektuar nga nxënësit dhe mësuesit në shkolla. Kështu që shkollat për momentin do të jenë të hapura”, tha Carovska.

Ndërsa për vlerësimin e nxënësve që e kanë ndjekur mësimin online, ministrja tha se ka mundësi që të organizohet kontroll edhe me prezencë fizike nën protokolle të ashpra

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...