Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Christina Aguilera nënshkruan në heshtje me kompaninë e Jay-Z

Christina ka nënshkruar me kompaninë menaxhuese të Jay-Z, Rock Nation.

Fituesja e pesë çmimeve “Grammy”, Christina ‘Xtina’ Aguilera ka nënshkruar në heshtje me Roc Nation Management, teksa shtoi njoftimin në faqen e saj zyrtare, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

39-vjeçarja, gjysmë ekuadoriane u bashkua me kompaninë e Jay-Z pasi thuhet se pushoi nga puna menaxherin e saj prej 20 vjetësh, Irving Azoff, javën e kaluar, sipas Variety.

Ylli 50 vjeçar i repit (emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter) fillimisht themeloi agjencinë e tij argëtuese më 2008 me zyra në Nju Jork, Londër, Nashville dhe Los Angeles.

Roc Nation gjithashtu menaxhon Mariah Carey, Rihanna, Megan Thee Stallion, Normani, Big Sean, DJ Khaled, Fabolous, The-Dream, Lil Uzi Vert, Robin Thicke, Jaden dhe Meek Mill.

Kënga e Christinës “Loyal Brave True”, është nominuar në kategorinë ‘kolona zanore e vitit 2020″ në edicionin e 46-të të People Choice Awards, që transmetohen këtë të dielë në E!.

Aguilera përballet me konkurrencë të madhe në këtë kategori kundër Marina, Leslie Odom Jr., Doja Cat, Taylor Swift, Selena Gomez, SZA & Justin Timberlake, si dhe treshes Thomas Rhett, Kane Brown dhe Ava Max.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...