Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Çka do të lejohet të rihapet dhe çka jo në Austri?

Tashmë është zyrtare. Shkollat dhe dyqanet tregtare si dhe sallonet e parukerisë do të hapen nga dita e hënë. Hotelet dhe restorantet do të mbesin të mbyllura deri më 7 janar. Albinfo Austria sjell se cilat masa do t’i lehtësoj Austria dhe cilat jo?

Pas tri javë mbyllje, Austria do të bëj gradualisht lehtësimin e masave. Shkollat, kopshtet e fëmijëve, dyqanët tregtare dhe zyret shërbyese do të hapën nga dita e hënë, me 7 dhjetor. Shkollat e larta dhe universitet do të vazhdojnë mësimin në distancë, me përjashtim të maturantëve. Kufizimet e daljes jashtë shtëpisë pa ndonjë arsye do të vazhdojnë të aplikohen nga ora 20.00 – 06.00 e mëngjesit. Në anën tjetër, përjashtime do të këtë për festën e Krishtlindjes dhe natën e Vitit të Ri. Për këto festa do të lejohen të takohen deri dhjetë persona, ka njoftuar qeveria austriake të mërkurën në një konferencë për shtyp. “Masat që ndërmorëm në javët e fundit kishin efekt. Me rënien e numrit të infektuarve, tani mund të marrim hapa drejt zhbllokimit”.

Ja, çka do të rihapet nga 7 dhjetori

Shkollat e detyrueshme dhe kopshtet e fëmijëve do të rihapën të hënën. Nga mosha dhjetë vjeç, kërkohet që nxënësit të bartin maskën edhe gjatë orës mësimore.

Dyqanet tregtare dhe shërbimet do të hapen duke respektuar rregullat e masave mbrojtëse. Ekziston rregulli prej 10 m2 për secilin klientë.

Muzetë dhe bibliotekat lejohen poashtu të rihapen, megjithatë kërkohet gjithashtu përdorimi i maskës. Kufizimi prej 10m2 do të aplikohet për secilin vizitorë.

Nga e hëna, dy familje mund të takohen, që do të thotë maksimumi gjashtë të rritur dhe gjashtë fëmijë.

Kufizimet e daljes nga shtëpia vazhdojnë të mbesin në fuqi për orarin e natës. Gjatë Krishtlindjes deri në dhjetë persona mund të festojnë së bashku, pavarësisht që pjesëtarët e ahengut munden me qenë të familjeve të ndryshme.

Sportet në natyrë si skijimi dhe patinazhi në akull lejohen nga 24 dhjetor.

Ja, cilat aktivitete dhe biznese do të mbesin të mbyllura

Një pjesë kryesisht e madhe e Institucioneve dhe aktiviteteve kulturore dhe kinematë qëndrojnë të mbyllura deri më 6 janar. Një rivlerësim duhet të bëhet pas pushimeve.

Shkollat e larta dhe universitetet vazhdojnë mësimin në distancë – përjashtim bëjnë klasat e maturës, të cilat do t’i rikthehen funksionimit normal.

Gastronomia dhe hotelet mbesin të mbyllura deri më 6 janar. Marrja me vete e ushqimit apo shërbimi me porosi vazhdon të jetë i mundshëm.

Nuk do të këtë tregje për Krishtlindje dhe as “stande” të vërës së nxehte apo “Punsch”. Pije alkoolike të hapura nuk lejohet të shiten.

Sportet në ambiente të mbyllura dhe ato që kanë kontakt me persona, mbesin të ndalura.

 Detyrim me karantinë kur hyni nga zonat me rrezik

Karantina në Austri do të vazhdoj të jetë në fuqi deri në dhjetë ditë. “Testimi falas” mund të bëhet vetëm pas pesë ditësh të rikthimit në Austri. Kjo masë do të filloj të praktikohet nga 19 dhjetori deri me datën 10 janar.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...