Agjencia Zhurnal.KS
Bota

CMG-ja: Ky nuk është një film fanta-shkencor, por një mrekulli e inovacionit .

Në zonën e pajisjeve tekniko-shkencore të Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, të duket sikur futesh në një botë fanta-shkencore: Roboti i trajtimit dhe montimit është i zënë me punë, ndërsa roboti i llogarisë mund të depozitojë dhjetëra mijëra fatura në 10 orë.

Risia është bërë një pikë shumë tërheqëse e kësaj ekspozite. Shumë prodhime të reja, teknologji të fjalës së fundit dhe shërbime të reja bënë debutimin e tyre të parë këtu. Ekspozita e Importit u bë platforma e paraqitjes, e shkëmbimeve dhe e konkurrimit të krijuesve botërorë të të rejave. Pjesëmarrësit thanë se i kushtojnë rëndësi karakteristikës së hapjes dhe të bashkëpunimit të Ekspozitës së Importit.

Kompania e njohur “ABB” publikoi sistemin e kontrollit në rast rrjedhjeje të gazit natyror. Ai ndërthur teknologjinë e patentuar të ABB-së me sistemim kinez të pozicionimit të saktësisë së lartë “Beidou” dhe ofron zgjidhje efikase dhe të sigurta për zbulimin e rrjeteve të tubacioneve urbane të gazit natyror. Një nga shefat e kompanisë “ABB China”, Kang Liang, tha se Ekspozita e Importit u bë platforma e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e krijimit të risisë tekniko-shkencore.

Padyshim, potenciali më i madh i Ekspozitës së Importit është tregu i Kinës. Aktualisht, një raund i ri i revolucionit shkencor dhe teknologjik dhe i transformimit industrial po përshkon botën dhe teknologjitë, formatet dhe modelet e reja duhet të përdoren dhe verifikohen nga tregu global para se ato të shndërrohen në vrull ekonomik. Kina, e cila është kthyer në zhvillimin me cilësi të lartë, është padyshim një terren i mirë testimi për teknologjitë e dhe produktet e reja globale. Nuk është çudi që gjithnjë e më shumë kompani të huaja kanë ngritur qendrat e tyre të kërkim-zhvillimit në Kinë. Nga njëra anë, Kina ka rezerva të mjaftueshme të talenteve dhe teknologjive dhe ana tjetër, teknologjitë e reja mund të jenë më afër skenarëve të aplikimit dhe tregjeve të synuara.

Plani i 14-të Pesëvjeçar i Kinës i sapopublikuar e vendosi novacionin në thelb të ndërtimit të modernizmit të Kinës. Në ceremoninë e hapjes së panairit, presidenti Xi Jinping tha se Kina do të zgjerojë hapjen në mënyrë gjithëpërfshirëse, do të promovojë zhvillimin novativ të tregtisë së jashtme dhe do të shkurtojë “Katalogun e teknologjive të ndaluara dhe të kufizuara për t’u importuar”. Kjo padyshim do të lehtësojë lëvizjen e lirë të elementëve teknologjikë përtej kufirit dhe do të injektojë rryma të ngrohta në shkëmbimet globale shkencore dhe teknologjike të prekura nga proteksionizmi.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...