Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Conte: Detajet e vendosën ndeshjen

Antonio Conte është i bindur se Interi është në rrugën e duhur, përkundër humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët u kthyen nga disavantazhi prej dy golash për ta barazuar rezultatin, mirëpo Los Blancos realizuan edhe një herë për ta fituar sfidën.

“Ky është Interi im, edhe i mirë edhe i keq. Mendoj se këto hapa janë të nevojshëm për t’u rritur dhe nuk e di sa skuadra kanë ardhur këtu në Madrid dhe kanë zhvilluar këtë lloj futbolli, që nga 2-0 me dy gola të dhuruar, të kthehen në lojë dhe të kenë shanse të fitojnë 3-2”.

“E pranuam golin e tretë dhe rezultati nuk ua jep djemve atë që e merituan për përpjekjet e tyre, por dëshmon se detajet mund ta ndryshojnë lojën”.

“Real Madridi e quajti finale, prandaj dha maksimumin, ishin të përqendruar, të vendosur dhe morën rezultat të rëndësishëm”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...