Tri vajza tė reja, tė cilat kanė iniciuar njė protestė pėrmes punk-rockut kundėr presidentit Vladimir Putin nė altarin e katedrales kryesore tė Rusisė, kanė dalė nė gjykim dje nė rastin qė konsiderohet si sprovė e tolerancės sė presidentit ndaj shprehjes sė pakėnaqėsisė. Gjykimi i aktivisteve - nga bendi Pussy Riot - duhet tė tregojė se sa ėshtė rigjallėruar pushteti i Kishės Ortodokse Ruse dhe udhėheqėsit tė saj, patriarkut Kirill. Ky i fundit e ka quajtur kėtė veprim blasfemie punk, qė shpėrndan fushatė antiklerike. Maria Alvokhina (24), Nadezhda Tolokonnikova (22) dhe Yekaterina Samutsevich (29) ishin burgosur nė fund tė shkurtit tė kėtij viti, pasi kishin zėnė altarin e Katedrales kryesore nė Moskė dhe e kishin shfrytėzuar hapėsirėn pėr ti bėrė lutje me kėngė Shėn Marisė pėr ta larguar Putinin jashtė. Vuajtja e tri grave, njėra prej tė cilave ka edhe fėmijė tė vegjėl, ka bėrė bujė tė madhe nė Perėndim. Qeveri dhe grupe pėr mbrojtjen e tė drejtave, sikurse edhe muzikantė, si Sting dhe bendi Red Hot Chili Pappers, kanė shprehur shqetėsimin e tyre lidhur me gjykimin, duke reflektuar me dyshime se Putin - i cili ėshtė duke shėrbyer nė mandatin e tij tė tretė dhe do tė qėndrojė nė pushtet deri nė vitin 2024 - do tė duhej tė ishte mė tolerant pėr zėrat disidentė.
Vendimi i gjykatės do tė varet jo nga ligji, por nga ajo qė dėshiron Kremlini, ka thėnė Lyudmila Alexeyeva, njė disidente e periudhės sovjetike dhe aktiviste veterane pėr tė drejtat e njeriut qė udhėheq Moscoė Helsinki Group. Simbolikisht gjykimi do tė mbahet nė tė njėjtėn gjykatė nė Moskė, ku ishte burgosur Mikhail Khodorkovsky, i cili u shpall fajtor se ka vjedhur naftė nė gjykimin e vitit 2010, tė cilin shumica e politikanėve perėndimorė e panė si pėrpjekje tė Kremlinit pėr ta mbajtur prapa burgut me prapavijė politike. Lidhur me huliganizmin e motivuar nga feja apo armiqėsitė, tri gratė, nėse dėnohen, mund tė dėnohen deri mė shtatė vjet burgim.
Pussy Riot, qė thotė se bendi i tyre ėshtė inspiruar nga periudha amerikane feministe e viteve 90, si Bikini Kill dhe Riot Grrrl, ka dalė nė skenė dimrin e vitit tė kaluar me tekste tė ashpra dhe me performanca rebele. Bendi, me moshė mesatare prej 25 vjet, e sheh veten si rojė tė brezit qė po pėrpiqet tė gjejė mėnyra kreative pėr tė shprehur pakėnaqėsinė pėr dominimin 12-vjeēar tė Putinit nė skenėn politike. Kėngėtaret nuk kanė vokaliste, por atyre mund tu bashkohet kushdo qė shpreh dėshirė.
Performanca e palejuar qė shkaktoi arrestimin e tri anėtareve tė bendit ka ofenduar shumė nga besimtarėt ortodoksė e tė krishterė rusė, nė kishėn qė ka pasur reputacion tė lartė qė nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik mė 1991. Por, derisa dy e treta e shtetit qė ka 142 milionė banorė konsiderohen rusė ortodoksė, numri i praktikantėve tė kishės ėshtė shumė i vogėl nė vendin ku numri i ateistėve tė deklaruar ėshtė shumė i madh. Patriarku Kirill ka thėnė se kisha ėshtė nėn sulme nga persekutuesit dhe ka inkurajuar prokishtarėt qė tė demonstrojnė nė njė aktivitet kishtar nė prill. Nga ana tjetėr, pėrkrahėsit e tė akuzuarve thonė se akuzat kanė motive politike.
Njerėzit janė duke u burgosur pėr veprimtari tė padėmshme civile, ka thėnė Sergei Khramov, njė punonjės nė gjykatėn ku do tė mbahet gjykimi. Kjo e turpėron shtetin tonė, ka shtuar ai.