Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Nikollovski: Janë të nevojshme masa sistematike për mbështetje të bletarisë
133922423.jpg

Koçan, 21 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot mori pjesë në hapjen e panairit dyditor të mjaltit në Koçan në të cilin marrin pjesë tridhjetë ekspozues, prodhues të mjaltit dhe prodhimeve të bletëve nga të gjitha pjesët e Maqedonisë.

"Ky manifestim është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët të njihen me prodhimet e larta të bletëve të Maqedonisë, ndërsa për bletarët të shkëmbejnë përvoja të cilat do t'ju ndihmojnë në prodhimtari. Bletaria është degë e cila ka kontribut të veçantë për sektorin tonë bujqësor për shkak të rëndësisë së madhe biologjike të prodhimeve të bletëve dhe pllenim i kulturave foragjere dhe të frutave, ndërsa nga bletaria rrjedhin edhe prodhime të larta cilësore", theksoi Nikollovski.

Është i njohur edhe kapaciteti i madh ushqyes i prodhimeve të bletëve sepse bletët prodhojnë prodhime të cilat nuk mund të merren në laboratorit farmaceutike. Prandaj, theksoi Nikollovski, prodhimet e bletëve kanë edhe vlerë të madhe dhe janë shumë të kërkuara në treg.

Theksoi se ndër pagesat e para që i bën MBPEU-ja janë subvencionet për bletarët. "Kemi paguar mbi dy milionë euro në të njëjtën ditë subvencione për familjet e bletëve, ndërsa punojmë edhe në parandalimin e konkurrencës jolojale e cila krijon probleme shtesë te bletarët", theksoi Nikollovski.

Paralajmëroi mbështetje të mëtutjeshme efikase të bletarisë dhe rritje të mbështetjes financiare në bujqësi dhe programet për zhvillim rural.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.10.2017, 13:29  | T.E. | 822 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.