Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Protesta-ne-Kuvend-3.jpg

Shkup, 22 tetor - Së pari duhet të hetohet urdhër-dhënësi i sulmit të dhunshëm në Kuvend, e më pas të merren masa ndaj atyre që e realizuan. Kjo është kritika e avokatit Zvonko Davidovic ndaj Prokurorisë Publike, i cili komenton si jologjike arrestimin e ushtruesve të dhunës, para atyre që e urdhëruan, mundësuan dhe nuk ndaluan dhunën ndaj deputetëve, natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

    Nuk është problem kjo që tani po i ndërmarrin masat dhe po shpejtojnë, por problemi qëndron tek ajo që përsëri nuk po e bëjnë punën në mënyrë logjike, sepse nuk po e hulumtojnë të gjithë rastin e ndodhive në Kuvend. Nesë nuk e shqyrtojnë rastin e MPB-së, se përse nuk ka funksionuar kjo ministri që ta ndalojë atë ngjarje, nesë nuk kapen deputetwt tw cilët qartë shihen se i kanë hapur dyert, atëher është shumë rëndë që të vihet deri te pasqyrimi real i së drejtës. Fakt është që secili njeri që ka qenë pjesë e aktit të dhunës ku Ziadin Sela është lënduar rëndë duhet te dënohet, por në asnjë moment nuk duhet të lihen të lirë ata të cilët e kanë mundësuar këtë gjë – tha avokati Zvonko Davidovic.

Nga ana tjetër profesoresha universitare Arta Bilalli thotë se organet e drejtësisë nuk funksionojnë në kohë. Sipas saj, si pasojë e vonesës së hetimeve nga Prokuroria dhe punës së ngadalshme të gjykatave, paraqiten edhe probleme tjera, si arratisja e dy të dyshuarve nga PSP-ja.

    Kapja e kryesrsve të dhunuesve në kuvend, natën e 27 prillit, në moment mund të reflektojë se është një intensifikim i punës së organeve të rendit, por për mendimin tim ajo nuk është një intensifikim por një realizim i detyrës së tyre dhe punës së tyre. Ironia qëndron se ne deri më tani u mësuam të shohim edhe arratisje të kryersve të verpave penale që ndriqeshin nga PSP vetëm për shkak të shkrimit apo shtypjes së ngadalt të aktgjykimeve nga ana e gjykatave prandaj nuk mund te themi se është intensifikim, por thjeshtë realizim i puës së tyre – tha profesoresha  Arta Bilalli.

Për rastin e dhunës ndaj deputetëve, 10 personave u është caktuar masë paraburgimi, ndërsa Prokuroria Publike po bën rikonstruktimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Sipas burimeve të Alsat-M, javën e ardhshme pritet që të Prokurori të thirren edhe deputetët Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski, të cilët shihen në pamje duke hapur dyert dhe duke udhëzuar turmën.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2017, 15:46  | T.E. | 1,649 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.