Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Skandaloze-Zeka-i-Abise_1.jpg

Shkup, 22 tetor - Sot në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nga banorët e Çairit janë dërguar foto duke treguar shqetësimin e tyre se si ata kur shkojnë në shitorë ushqimore u ofrohen çokollata me etikek nga kandidati i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi, dhe me fjalë që të votohet në rethin e dytë.

Banorët e Çairit, të shqetësuar thonë se në këtë formë aktivistët e Lëvizjes Besës nuk mund t'i bindin ata për të votuar kandidatin e tyre të dielën më 29 tetor, sepse ata janë për një jetë më të mirë, dhe jo çokollada me "afat të skaduar".

Çokollatat e paketuara me imazhin e kandidatit Ibrahimi dhe sloganin e zgjedhjeve përbëjnë jo vetëm një tentativë joserioze për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e ofertës konkrete dhe programit për votuesit, por njëherazi edhe një shkelje flagrante prej tij dhe ekipit duke shpërndarë materiale propagandistike edhe për fëmijët.

Pas akuzave dhe vokabularit të përdorur deri nga Lëvizja Besa, taktika e bërjes së fushatës është risia që po përdoret prej tyre për të grumbulluar sa më shumë vota.

Ndërkohë që gara për Çairin nga ana e rivalit të BDI-së, Visar Ganiu vijon në rrugën e njëjtë, jo nga stomaku, por nga zemrat dhe mendjet e banorëve, me shpërndarjen e kontratës prej 11 shtyllave dhe përplot me projekte për zhvillimin e komunës dhe avancimin e jetës dhe të drejtave e lirive qytetare.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2017, 19:55  | B.M. | 15,690 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.