BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Maqedonia dhe Shqipëria shënojnë pesë vjet nga bashkëpunimi tejkufitar
mkss.jpg

Shkup, 10 nëntor- Në Strugë sot do të mbahet festimi i pestë i "Ditës së bashkëpunimit territorial evropian" me të cilën Maqedonia dhe Shqipëria, si vende shfrytëzuese të programit tejkufitar IPA, do të bashkëngjiten drejt vendeve të tjera të Evropës të cilat tashmë po festojnë rezultatet nga bashkëpunimi i suksesshëm territorial.

Është paralajmëruar fjalim i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, përfaqësuesit të ministrisë së partneritetit nga Republika e Shqipërisë, si dhe Elvis Ali, përfaqësues nga DEU në Republikën e Maqedonisë.

Do të bëhet përzgjedhja e video temës më të mirë "Pesë arsye pse dua ta vizitoj vendin tim fqinj" nga garues nga Maqedonia dhe Shqipëria, ndërsa do të mbahet edhe panair i artizanaleve të ekspozuesve nga Manastiri, Krusheva, Prilepi, Resnja, Ohri, Struga, Kërçova, Korça, Pogradeci, Librazhdi dhe Elbasani.

Programi IPA për bashkëpunim tejkufitar mes Republikë së Maqedonisë dhe Shqipërisë 2014-2020 është miratuar nga ana e Komisionit Evropian në dhjetor të vitit 2014. Në suaza të programit konkurrues është lidhur marrëveshje për shërbime mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian me të cilën është paraparë shfrytëzim i ndihmës teknike për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Republikën e Maqedonisë.

Procesi të plotë i aktiviteteve për implementimin e programit IPA për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë 2014-2020 ka filluar nga fillimi i vitit 2016.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.11.2017, 10:17  | L.E. | 561 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.