Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Reforma zgjedhore, Luan Rama: Ruçi u nxitua të mbyllë mbledhjen pa dëgjuar vullnetin tonë
luan-rama-701x468-701x468.jpg

Tiranë, 10 nëntor - Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në komision, Luan Rama tha se Gramoz Ruci nuk e lejoi të fliste dhe se u nxitua të mbyllë mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

Rama: “Kur dëgjova fjalën e Rucit në fillim mu kujtua bindja se ai është aty për një klimë ndryshe për punën e konsensusit të komisionit. Por ajo çfarë unë nuk kuptova ishte nxitimi i tij për të mbyllur mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve. Unë theksova në mbledhje se LSI është aty për të realizuar një reformë zgjedhore për të kaluar caqet partiake.

Dhe për të realizuar këto duhet vullnet politik. Nuk e kuptova se pse kreu i Kuvendit nuk lejoi anëtarët e tjerë të flasin. Më bëri përshtypje se dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës ikën mbrapa si ushtarë të Rucit. Unë isha në komision për të qenë bashkëpunues dhe mbrojtës të votës. Ambasadori i OSBE të që mos rrijë si ushtar i Rucit, por duhet të reagojë”.“Përfaqësuesit e mazhorancës u ngritën si ushtarë dhe ikën, bashkë me kryetarin por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe amabsadorët u ngritën dhe ikën po ashtu si ushtarë, pa dëgjuar vullnetin tonë” tha Rama që e cilësoi si “incident” një ngjarje të tillë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.11.2017, 14:21  | Xh.I. | 365 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.