BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Maqedonia me sistem elektronik për ndjekje të shpenzimeve të parave në Buxhetin shtetëror
paraa_2.jpg

Shkup, 10 nëntor- Maqedonia do të instalojë sistem elektronik për ndjekje të shpenzimeve të parave në Buxhetin shtetëror në të gjitha rajonet planore. Këtë do ta mundësojë Memorandumi  për mirëkuptim për zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv të barabartë rajonal që sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e nënshkruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Suter Tehada.

Memorandumi parasheh të realizohet projekt në vlerë prej 5,4 milionë frankash zvicerane,l prej të cilave 3,68 milionë janë grant nga Zvicra, ndërsa 1,72 milionë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Projekti, siç informoi zëvendëskryeminsitri Angjushev, prëbëhet nga tre komponente, prej të cilave e para në shumë prej 1,7 milionë franka zvicerane është e deddikuar që të zhvillohet softueri përmes të cilit do të mund të ndjeket se si shpenzohen paratë në Buxhet në çdo vend të shtetit. Komponenti i dytë në shumë prej 0,7 milionë frankash zvicerane do të dedikohet kryesisht për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe përmirësim të infrastrukturës së tyre, ndërsa kopmponenti i tretë në shumë prej tre milionë frankash zvicerane do të kahëzohet drejt projekteve infrastrukturore dhe inovative në të gjitha tetë rajonet planore në vend.

"Zhvillimi i balancuar regjional në vend për Ministrinë për vetëqeverisje lokale është politikë me prioritet të lartë. Kjo është rezultat i ambicieve tona për të qenë pjesë e politikës aktuale zhvillimore rajonale e Bashkimit Evropian, por gjithashtu edhe rezultat i gjendjeve reale me të cilët ballafaqohen për çdo ditë qytetarët tanë", tha ministri i  Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu.

Ai nënvizoi se për shkak të ndryshimeve të mëdha zhvillimore dhe përgjigjes joadekuate ndaj rritjes enorme të Shkupit, në dëm të brendësisë së vendit e cila zbrazet, shumë qytetarë përballen me mungesë të kushteve themelore në jetën e përditshme.

 

"Me nxitjen e zhvillimit të regjioneve planore, duhet të fillojë një cikël me efekte të shumfishta dhe mobilizim të bashkësisë së biznesit dhe qytetarëve, në partneritet me Qeverinë, ministritë, Qendrat për zhvillim dhe komunat. Kjo është qasja që do të kemi në periudhën e ardhshme, në të cilën do të na ndihmojë Qeveria e Zvicrës përmes këtij projekti", tha ministri Fazliu.

 

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë,  Suter Tehada theksoi se Qeveria e Zvicrës  e vazhdon politikën për zhvillim të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë që nga viti 2012 dhe nuk do të ndalet këtu.

"Themelet janë hedhur, por ne nuk duhet të ndalemi këtu. Ajo që na nevojitet sot është një politikë që plotësisht mobilizon potencialin e regjioneve planore dhe inkurajon zhvillimin e tyre. Rajonet e sotme duhet patjetër të mendojmë rreth asaj se si të bëhen lojtarë konkurrues në tregun botëror, ndërsa më të suksesshëm janë ata që kanë arritur të ndërkombëtarizojnë ekonomitë e tyre. Përveç forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për politikën regjionale e patjetërsueshme është ndarja e  mjeteve sipas nivelit zhvillimorë të regjioneve. Nevojitet transparencë më e madhe, llogaridhënie dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit rajonal", tha ambasadorja Suter Tehada.

Me implementimin e komponentës të parë, me vlerë prej 1.7 milionë franga zvicerane do të identifikohen dhe realizohen fonde për zhvillim të barabartë regjional në mënyrë transparente dhe të parashikueshme, në përputhje me nivelin e zhvillimorë të rajoneve. Me këtë do të punohet në përmirësimin e kornizës administrative, legjislative dhe financiare në fushën e zhvillimit të balancuar regjional. Me këtë komponentë do të krijohet sistem për koordinim më të mirë, planifikim, implementim dhe monitorim të fondeve të alokuara për këtë fushë.

Komponenti i dytë me vlerë prej 600 mijë franga zvicerane do të përfshijë aktivitete të cilat do të kontribuojnë për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, duke përfshirë grupet e rrezikuara, sistematikisht të përfshihet nga Këshillat e regjioneve në planifikimin e zhvillimit rajonal.

Komponenti e tretë në vlerë prej 2.7 milionë franga zvicerane do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e punës së Qendrave për zhvillim rajonal në të gjitha tetë regjionet planore, sidomos përmes kësaj komponente do të mbështet krijimi dhe realizimi i projekteve më voluminoz dhe projekte inovative.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.11.2017, 16:32  | L.E. | 1,171 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.