Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Ngjela: Goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë te opozita
ngjelaaaa.jpg

Avokati Spartak Ngjela thotë se shumë shpejt reforma në drejtësia do të godas politikanët e rëndësishëm. Debatet e fundit për reformën zgjedhore, qëndrimet e Ramës the thirrjet e Berishës për revolucion, Ngjela i cilëson si strategji për të krijuar tension. Tension, që sipas avokatit, ka qëllim bllokimin e reformës në drejtësi. Por duke cituar deklaratat e diplomatëve të SHBA, Njela thotë se shumë shpejt goditja e drejtësisë do të vijë mbi politikën. “Fillimisht ndaj mazhorancës dhe më pas ndaj opozitës”,- shkruan Ngjela në një koment në Facebook.

Komenti i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:

Shqipëria politike ka hyrë në një  ankth tragjik dhe në një sjellje komike. Po, ende nuk po e kuptojnë dot këta pushtetarë të lartë të të dy krahëve se nuk kanë më të ardhme politikë në këtë vend? Duke mos dashur të kuptojnë këtë, bëhen qesharakë.

Çështë ky komision zgjedhor që prodhon broçkulla?  Këta janë injorantë prej vërteti, apo bëjnë sikur nuk kuptojnë?
Nuk mund të ketë zgjedhje politike më në Shqipëri jashtë Reformës në Drejtësi. Po këta që ngrenë komisione zgjedhorë, nuk e dinë këtë?
Jo. E dinë por kanë shpresën se më të mund të krijojnë farsën për destabilizimin e vendit, me pretekstin e zgjedhjeve vendore dhe konfliktit mes vedit.
Po ku keni kohë, o të mjerë, për këtë skemë prej banditësh!
Dhe Rama po ia ushqen Saliut. Hajde kryeministër hajde! Se kuptohet që edhe Rama shpresën e destabilizimit të Saliut e ka.
Por ja çfarë iu tha Hoyld Brian Yee para dy ditësh:
““Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime”.
Shumë shpejt, nëse Berisha, Rama, Basha e të tjerë nuk do tërhiqen nga bllokimi që duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, nuk do të lejohen të udhëtojnë në asnjë vend perëndimor.

Po, pas kësaj, përsëri do t’i pranojnë shqiptarët si drejtuesë të lartë?
Është më mirë ta shohim kur të ndodhë.
Por, është mirë për ta që të mos ndodhë. Se këta, po të kenë pak mend, duhet të tërhiqen para marsit që po vjen.
Duhet të fillojë ndëshkueshmëria e pushtetarëve në Shqipëri tha politikani i lartë amerikan. Dhe patjetër që do të fillojë.

Kryeministri aktual, që po kërkon të fshehë frikën duke u mbështjellë më çitjane, i drejtohet Saliut me “kërcënim” që ky të akuzojë Ramën se po merr prokurorinë nën sundim. Dhe të mundësojë destabilizimin. Hajde fëmijë Hajde!

Rrini të qetë që të dy: goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë të opozita. Ende nuk e njihni këtë skemë?
Prandaj Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fituar. Boll vuajtën njëqind vjet nga hrodhitë e korruptuara.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.11.2017, 20:39  | T.E. | 529 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.