Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Taulant Balla i përgjigjet Bashës: I shpëtove drejtësisë me raporte mjekësore, Klement Balili është i LSI
taulant-balla_1458839020-5059034_13.jpg

Tiranë, 10 nëntor - Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për kanabisin dhe krimin ku sipas këtij të fundit, janë të përfshirë edhe qeveritarët. Kështu Balla deklaroi se kryedemokrati është i vetmi që i është fshehur drejtësisë me raporte mjekësore duke iu referuar skandalit të rrugës Durrës-Kukës, ku për 64 km rrugë janë shpenzuar 1 miliardë euro.

Madje, ai theksoi se Lulzim Basha di vetëm të gënjejë dhe nuk di t’i dali problemeve ballë. “Më vjen shumë keq për degradimin e Partisë Demokratike. Ai që e ka hundën nën kësulë dhe që themeluesit e PD-së e kritikojnë se po shkatërron këtë parti, tani po na qan hallin edhe të Partisë Socialiste. Basha di vetëm të gënjejë, nuk di t’u dalë problemeve përballë. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis. Topalli thoshte se Basha di vetëm të gënjejë dhe sot pati mundësinë të bënte të njëjtën gjë. Si mund t’i besojnë edhe ata që e votuan këtë zotëri të bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e ardhshme. Ke ndërtuar një rrugë 62 km për 1 miliardë euro, ndërsa ne po ndërtojmë sot 94 kilometra me 70 milionë euro. Ti je njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzime 230 mijë euro. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis, nuk arrite të mësosh gjë tjetër”, deklaroi kreu i grupit socialist.

Ndërkohë sa i takon akuzave për Klement Balilin, Balla iu përgjigj Lulzim Bashës duke i kujtuar se ai është përfaqësues i LSI, aleatëve të sotëm të demokratëve. “Klement Balili nuk ka lidhje me PS, por është përfaqësues i LSI. Nipi i Balilit është kryebashkiaku i Delvinës i propozuar nga LSI. Apo se LSI sot është në krahun tuaj ky qenka sot i PS. Jo, nuk ka lidhje fare me PS. Dhe Lulzimi erdhi këtu e hodhi të njëjtat akuza. Mund ta pranonim përgjegjësinë kur ishim në koalicion me LSI, por jo sot. Agron Kapllanaj preket nga ligji i dekriminalizimit, nuk ka gjë që e shpëton, por e shpëtoi urdhri i Bashës përmes Klement Zgurit, 4 anëtarë të KQZ dhe për turp edhe ai i LSI-së, mbajtën në detyrë një kryebashkiak të akuzuar, arrestuar dhe dënuar për vjedhje makinash e shtëpish në Itali. S’i nuk ju vjen turp që flisni për kriminelë kur keni kriminelë në parti? Doni zgjedhje, hajdeni ta provojmë në Mallakastër, ne të vetëm, ju të gjithë bashkë”, nënvizoi Taulant Balla.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.11.2017, 09:30  | Xh.I. | 474 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.