Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
"Qatar Airways" për 20 vjetorin vjen me çmime të pabesueshme për klasin ekonomik dhe afarist
QATARR.jpg

Shkup, 1 nëntor- "Qatar Airways" e feston 20 vjetorin e saj duke ofruar çmime të pabesueshme për klasën ekonomike dhe afariste, ndërsa 20 fituesve fatlum u ofron anëtarësim në Privilege Club Gold dhe lirime deri në 50 për qind të biletave që të zgjedhin destinacione të cilat janë të dedikuara për anëtarët e klubit përmes rrjetit të tij rritës global.

Nga 1 deri më 10 nëntor të vitit 2017 në kuadër të promovimit special të 20-vjetorit të kompanisë ajrore ofron dy bileta për klasën afariste me çmim prej një dhe tre bileta për klasën ekonomike me çmim për dy. Këto oferta ekskluzive vlejnë për periudhën e udhëtimeve midis 1 nëntorit të vitit 2017 dhe 31 dhjetorit të vitit 2018.

"Jemi të entuziazmuar që e filluam këtë promovim spektakular botëror në kremtimin e 20 vjetorit tonë. Ky është vit shumë i posaçëm për kthimin e udhëtarëve tanë lojalë dhe jemi të kënaqur të ofrojmë çmime fantastike në klasën ekonomike dhe afariste, që të sigurohemi se ata gjithashtu mund të na bashkëngjiten në kremtimin e 20 viteve të suksesshme të fushatës Going Places Together", deklaroi drejtori kryesor komercial i "Katar eruejs", Ehab Amin.

Ai shpjegoi se udhëtarët nga e gjithë bota mund t'i shfrytëzojnë epërsitë e këtyre ofertave me të vërtetë unike që ta planifikojnë udhëtimin ose pushimin e tyre të ardhshëm afarist, përmes rrjetit global të kompanisë, i cili përfshin më shumë se 150 destinacione.

Në kuadër të promovimit të 20-vjetorit "Katar eruejs" nga 26 tetori filloi fushatë 20-ditore në kanalet e tyre në mediat sociale nga 26 tetori i vitit 2017. #20ReasonsToFly i tregon arritjet më të mëdha të "Katar eruejs" gjatë 20 viteve.

Kompania ajrore muajve të kaluar lansoi promovime globale duke e përfshirë edhe fushatën "Fluturo me kompaninë më të mirë ajrore në botë", me të cilën e kremton çmimin "Skajtraks" për kompani më e mirë ajrore, si dhe fushata "Butik udhëtues global", e cila u ofron udhëtarëve mundësi që të fitojnë mega shpërblime të pabesueshme një herë në jetë, duke e përfshirë edhe mundësinë që të udhëtojnë falas deri tek cilido qoftë destinacion në rrjetin e gjerë global të kompanisë ajrore gjatë një viti.

"Katar eruejs" shtoi disa destinacione tërheqëse në rrjetin e saj global në vitin 2017 duke i përfshirë Oklendin, Zelandën e Re, Dublinin, Irlandën, Nicën, Francën dhe Pragën.

Kompania ajrore do të shtojë edhe shumë destinacione tërheqëse në rrjetin e saj global në vitin 2018, duke i përfshirë edhe Kanberrën, Australinë, Shën Petërburgun, Rusinë dhe Kardifin, Britaninë e Madhe.

Transportuesi ajror kombëtar i Katarit është një prej kompanive ajrore me rritje më të shpejtë, ndërsa në të është përfshirë një nga flotat më të reja në botë, Tani në njëzet vjetorin e saj të punës "Katar eruejs" ka flotë moderne prej 200 aeroplanëve, të cilët fluturojnë drejt destinacioneve për biznes dhe pushim në gjashtë kontinente.

Kompania e shpërblyer ajrore fitoi disa mirënjohje këtë vit, duke e përfshirë edhe "Kompania ajrore e vitit" nga çmimet prestigjioze të Skytrax World Airline Awards nga viti 2017, që u mbajt në Shoun ajrore të Parisit. Kjo është hera e katërt që "Katar eruejs"-it i ndahet mirënjohje globale.

Krahas asaj që u shpall për "Kompani më të mirë ajrore në botë" nga udhëtarë nga e gjithë bota, transportuesi ajror kombëtar i Katarit, gjithashtu fitoi edhe çmime të tjera kryesore në ceremoni, midis të cilëve edhe "Kompania më e mirë e Lindjes së Afërt", "Klasa më e mirë afariste në botë" dhe "Kompanitë më të mira në botë".

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 01.11.2017, 10:07  | L.E. | 1,007 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.