Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Samsung vlerësohet me 36 çmime për dizajnin dhe teknologjinë e shkëlqyer në CES 2018 Innovation Awards
sms_80.jpg
Loading...

Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në CES® 2018 Innovation Awards. Produktet u vlerësuan në këtë program prestigjioz për dizajnin dhe projektimin e teknologjisë më të fundit në pajisjet e konsumit në 28 kategori.

Produktet e Samsung të vlerësuara me çmime përfshijnë kategoritë më të mira të inovacionit, Realitetin e Shtuar dhe atë Virtual, produktet që vishen, Video Displays, Pajisjet shtëpiake dhe Smart Home. Përveç kësaj, kjo shënon vitin e parë ku Samsung ka fituar në kategoritë e CES Innovation Award të Fitness, Sports dhe Biotech me Gear Sport, Gear Fit2 Pro dhe Gear IconX (2018).

“Inovacioni është ADN-ja jonë, siç është angazhimi ynë për të ofruar produkte transformuese që krijojnë përvoja të rëndësishme për konsumatorët tanë,” tha Tim Baxter, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. “Vlerësimi nga kolegët tanë të industrisë, vit pas viti, për zhvillimin tonë të pandalur të dizajnit dhe teknologjisë inovative është me të vërtetë një nder.”

Çmimet e dhëna nga CES Innovation Awards sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA) ™, themeluese dhe organizatore e CES. Shumë nga produktet e njohura të kompanisë Samsung do të jenë të shfaqura në CES 2018, e cila do të mbahet nga data 9 – 12 Janar 2018, në stendën e Samsung (# 15006), e vendosur në Sallën Qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas.

Më poshtë jepen detaje mbi përzgjedhjen e produkteve të vlerësuara me çmime të Samsung:

Gear Fit2 Pro – Funksionalitetet e Gear Fit2 Pro kombinojnë gjurmimin e integruar të GPS me monitorimin e vazhdueshëm të ritmit të zemrës dhe aplikacionet Under Armour për të gjurmuar çdo distancë ose udhëtim me saktësi. Me rezistencën 5ATM ndaj ujit, ajo i lejon përdoruesit të zhyten në pishinë, të mos dëmtohen gjatë shiut ose gjatë dushit pas stërvitjes. Për komfort dhe komoditet të shtuar, Gear Fit2 Pro ka një dizajn të hollë dhe një rrip të lehtë, si dhe një ekran me prekje me rezolucion të lartë që bën përditësime në kohë reale dhe jep njoftime të thjeshta për t’u lexuar gjatë lëvizjes.

Gear Sport është ora më e fundit smart në portofolin e pajisjeve që vishen të Samsung. Gear Sport është një gjurmes elegant dhe me funskionalitete të zgjuara për njerëzit me një stil jetese aktive. Gear Sport përshtatet lehtësisht nga puna në stërvitje me rezistencën 5ATM ndaj ujit gjatë gjithë ditës dhe gjurmon numrin e kalorive të shpenzuara. Me funksionalitete të zgjuara si Samsung Pay (NFC), kontrolli IOT dhe madje edhe muzika playback offline me Spotify, Gear Sport është gati për çdo gjë.

Gear IconX (2018) – Gear IconX 2018 i ri u mundëson përdoruesve të dëgjojnë me lehtësi muzikën e tyre të preferuar. Pavarësisht nëse janë në udhëtim apo në palestër, këto kufje të fuqishme pa kabllo u lejojnë përdoruesve të dëgjojnë muzikë nëpërmjet Bluetooth deri në 5 orë dhe të luajnë muzikën e preferuar nga lista e tyre e MP3 deri në 7 orë. Përveç karikimit të shpejtë prej 10 minutash që u jep mundësi për të luajtur rreth një orë, përdoruesit mund të përdorin kufjet si një gjurmues aktiviteti dhe të japin komanda zanore përmes Samsung Bixby ose Google Voice në telefon pa e patur atë në dorë.

Samsung Odyssey HMD – Në partneritet me Microsoft, Samsung HMD Odyssey ofron një eksperiencë të pakrahasueshme të Mixed Reality të Windows. Me ekran të dyfishtë 3,5 inç AMOLED me rezolucion të lartë, fushë shikimi 110 gradë, kufje AKG dhe aktivizim të komandave zanore, Odyssey HMD i çon konsumatorët në kufij krejtësisht të rinj virtualë.

Galaxy Note8 – Galaxy Note8 ka një ekran prej 6,3 inçësh, në mënyrë që konsumatorët të shohin më shumë dhe të shfletojnë më pak. Përmirësimi i S Pen1 i lejon përdoruesit mënyra të reja për të shkruar, vizatuar dhe bashkëvepruar me telefonin dhe për të komunikuar me të tjerët, duke përfshirë krijimin e shënimeve direkt në ekran, duke krijuar mesazhe live2 dhe multitasking. Ajo gjithashtu ofron kamerën më të mirë të smartphone-ve të Samsung, që paraqet dy kamera të pasme 12MP dhe smartphone-in e parë në botë me stabilizimin e imazhit optik (OIS) në të dyja lentet, me kënd të gjerë dhe zmadhuese.

Galaxy S8 dhe S8 + – Galaxy S8 dhe S8 + tejkalojnë kufijtë e smartphone-ve tradicionalë dhe janë ndërtuar mbi bazën e trashëgimisë së Samsung për të krijuar dizajne mahnitëse dhe pajisje funksionale. E disponueshme në 5,8 inç Galaxy S8 dhe 6,2 inç Galaxy S8 +, ekrani i pafundëm dhe dizajni bezel formojnë një sipërfaqe të butë, të vazhdueshme pa asnjë buton ose kënd të ashpër. Rezultati është një eksperiencë e vërtetë vizuale e shikimit pa shpërqëndrime dhe të bërit të shumë punëve më lehtësisht.

Monitori i lojërave 49″ CHG90 G – Duke patur një ekran të lakuar 32:9 dhe ultra të gjerë, përdoruesi zhytet plotësisht në lojë. Ekrani ofron pamje kinematografike për të gjitha llojet e përmbajtjes. CHG90 mbështet teknologjinë Radeon FreeSync 2 të AMD për një eksperiencë më të mirë të lojrave me dyfishin e ndriçimit dhe ngjyrave. Ekrani gjithashtu përmban pamje vizuale mahnitëse të mundësuara nga teknologjia e imazhit HDR (High Dynamic Range), e cila, kur bashkohet me teknologjinë QLED Quantum Dot të Samsung-ut, përmirëson ndjeshëm cilësinë e imazhit me ngjyra dhe kontrast më të mprehtë.

Samsung Connect Home Pro – Sistemi i parë Smart Wi-Fi i industrisë për të kombinuar teknologjinë e rrjeteve mesh me një SmartThings Hub, Samsung Connect Home Pro hap mundësi të reja për përdoruesit për të lidhur më mirë pajisjet dhe për të menaxhuar lehtësisht rrjetet e tyre në shtëpi. Ai jep sinjalin më të optimizuar të Wi-Fi për shtëpinë, duke i dhënë përdoruesve fuqinë për të menaxhuar pajisjet e tyre të zgjuara në shtëpi, nga një rrjet i vetëm dhe i sigurtë.

Samsung Chef Collection (vlerësuar me 4 çmime) – Duke bashkuar dizajnin elegant dhe teknologjinë udhëheqëse të industrisë, linja e re e pajisjeve të kuzhinës së Samsung sjell veçoritë më inovative dhe të kërkuara të pajisjeve Samsung në kategorinë premium. Samsung Chef Collection reflekton aspiratat e brezit që zotëron një shtëpi të re, të cilët e shikojnë kuzhinën jo vetëm si një dhomë për të gatuar, por si reflektim i asaj që ata janë. Samsung Chef Collection u vlerësua me katër çmime në CES Innovation Honoree për Chef Collection 30” Pro Range, Chef Collection 30” Built-In Combi Oven, Chef Collection 36” Gas Cooktop dhe Chef Collection 30” Double Wall Oven.

Memoria 16Gb GDDR6 e Samsung – Karta DRAM zotëron shpejtësinë më të lartë dhe më të ulët të gjeneratës së ardhshme, për aplikacionet grafike-intensive. Ai përpunon imazhe dhe video deri në 16Gbps me Bandëidth të të dhënave I/O 64GB/s, e cila është ekuivalente me transferimin e rreth 12 DVD-ve të plota HD (5GB ekuivalente) për sekondë. DRAM i ri mund të operojë në 1.35 volt, duke ofruar avantazhe të mëtejshme mbi kujtesën grafike të sotme që përdor 1.5V në vetëm 8Gbps.

Samsung 8TB NGSFF NVMe SSD (PM983) – E para SSD 8 Tb “prodhimi i parë për gjeneratën e ardhshme” përmirëson kapacitetin e ruajtjes dhe performancën e serverave 1U (shumë popullor në elektronikën e konsumit). 64 8TB NGSF SSD mund të ofrojë 0.5 petabyte I / O për sekondë. Duke matur vetëm 30.5mm x 110mm x 4.38mm, pajisja gjithashtu përmirëson shfrytëzimin e hapësirës dhe mundësitë e shkallëzimit në serverat datacenter.

Exynos 9 Series 9810 – Exynos 9 Series 9810 është procesori më i fundit i Samsung, me CPU të personalizuar të gjeneratës së 3-të, GPU të përmirësuar dhe modem gigabit LTE me mbështetjen e industrisë së parë 6CA. Është ndërtuar mbi teknologjinë e gjeneratës së dytë prej 10nm.

Samsung ISOCELL Slim 2X7 – Samsung ISOCELL Slim 2X7 është një sensor imazhi prej 24 megapiksel me 0.9μm piksel, pikseli më i vogël në industri, plus teknologjinë Tetracell dhe mozaik ngjyrash për të simuluar performancën më të madhe të pikseleve. Madhësia e vogël 0.9μm lejon sensor imazhi prej 24Mp që të futet në një modul të hollë të kamerës, duke lejuar që smartphone-ët premium të ofrojnë kamera me rezolucion të lartë në një dizajn shumë të hollë dhe elegant.

1Krahasuar me stilolapsin e Galaxy Note 5

2GIF-et e krijuara mund të mos suportohen nga disa rrjete sociale dhe shërbime për mesazhe në varësi të madhësisë dhe kohëzgjatjes së GIF-ve

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 10:26  | L.E. | 430 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.