Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Fatjona Maliqi ekzekuton veprën më të madhe të Sebastian Bah në Gjermani (Foto)
painiste.jpg
Loading...

Fatjona Maliqi sinonim i suksesit

Pianistja e njohur 21 vjeçare, Fatjona Maliqi nga Gjilani tani është duke i prekur majat e suksesit në skenat muzikore në Gjermani. Fatjona është edhe studente e pianos në Münster të Gjermanisë.

Ajo është fituese e shumë çmimeve absolute, të para dhe çmimeve speciale.

Por, njëri nga çmimet më të rëndësishmit që ka në sirtarin e saj është çmimi Grand Prix -Pianisti i ri 2013 ku në juri ishte profesori Heribert Koch i cili tani është profesori i saj në Gjermani.

Talentja kosovare tregon se nga mosha 6 vjeçare nuk iu nda pianos. Për ta shprehur dashurinë ndaj këtij instrumenti muzikor Fatjona vendosi të studiojë për piano.

Rrugëtimi i saj filloi në moshë të hershme pasi që ajo ishte e dhënë shumë pas muzikës dhe vallëzimit, kështu prindërit e saj vendosën ta fuqizojnë talentin e saj duke e dërguar në shkollën e muzikës për t’i marrë hapat e parë drejt suksesit.

Fatjona Maliqi në një intervistë për rtv21.tv rrëfeu rrugën e saj me përplot suksese. “Unë fillova të merrësha me muzikë në moshën 6 vjeçare me profesorin Isa Jakupi, pas 5 vitesh punë së bashku vazhdova mesimet me profesorin Visar Osmani për 5 vite të tjera.. Unë isha për një Semester edhe studente e profesoreshës Lejla Pula në Universitetin e Prishtinës. Tani jam studente e pianos në Münster në Gjermani në klasën e Profesor Heribert Koch”, u shpreh ajo.

Por, nga vjen gjithë ky talent? Fatjona rrëfeu për portalin rtv21.tv se ajo vjen nga një familje artistësh, motra e saj binjake Fatgzona është e fokusuar në Artet Pamore, motra tjetër Festa është violiniste ndërsa, vëllu kitarist.

Pianistja kosovare e cila po vlerësohet si një ndër pianistet më të talentuara tregoi edhe për planet e saja të afërta “Planet e mia janë te mësoj sa më shumë libra dhe pjesë të pianos dhe natyrisht koncerte në vende të ndryshme”, tha ajo për rtv21.tv.

Fatjona më 6 të këtij muaji mbajti një koncert, ku luajti veprën më të madhe të Johan Sebastian Bah në Universitetin e Münsterit.
Pianistja kosovare, Fatjona Maliqi këtë koncert e vlerësoi si një ndër sukseset më të mëdha duke përshkruar edhe atmosferën me emocion “Publiku me kthehu shumë, me qindra bravo dhe gjithë publiku u çua në këmbë duke më duartrokitur fortë”.

Fatjona tha se si pianiste nga Kosova e duan dhe e përkrahin shumë.

Ndër koncertet më të rëndësishmet Fatjona ka përzgjedhur koncerte me orkestra të ndryshme, koncerte solistike dhe shumë më të rëndësishme ka bërë prezantimet duke luajtur në piano si dhe duke shpjeguar për profesorët në Çeki(Pragë) si dhe për profesorët në Fakultetin e muzikës në Köln të Gjermanisë së bashku me profesorin Heribert Koch, presidentin e organizatës Evropiane të profesorëve të pianos në Gjermani(EPTA Europian Piano Teachers Association) në kuadër të EPTA-s.

E veçanta Fatjonë tregoi se ka mbajtur një koncert para një viti ku luajti Koncertin op.18 nr. 2 nga kompozitori Sergei Rachmaninoff për piano dhe orkestër nën drejtimin e dirigjentit Hans Josef Loevenich ku të gjithë njerëzit nga salla e madhe e kishes Anna në Düren u ngriten në këmbë dhe nuk po mund t’i ndalonin duartrokitjet dhe ky koncert ishte bërë vetëm me një provë, por për Fatjonën kjo nuk paraqiti ndonjë problem, pasi që ajo gjithnjë është e përgatitur për krijimet melondike.

Pianistja Maliqi ka mbajtur edhe një numër të madh të koncerteve ku secili prej tyre ka rëndësinë dhe suksesin e veçantë.

E në fund Fatjona Maliqi tha se në Kosovë ka shumë dëshirë të përformojë por, ajo është duke pritur ftesën./21Media

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 10:52  | L.E. | 742 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.