Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Samiti "Maqedonia 2025": Zhvillimi i shteteve të vogla përmes hapjes së ekonomive
sumiit.jpg

Shkup, 1 nëntor- Transparenca e shteteve të vogla është mënyra e vetme për zhvillimin e tyre, për të cilin njëkohësisht nevojiten biznes klimë e volitshme për investime të huaja, stabilitet, konkurrencë lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit.

Këto janë një pjesë e mesazheve të dërguara në hapjen e Samitit të gjashtë "Maqedonia 2025", që po mbahet në Shkup, në të cilin marrin pjesë rreth 50 folës nga 25 shtete dhe 400 delegatë.

Majk Zafirovski, bashkëthemelues dhe anëtar i Këshillit të drejtorëve të "Maqedonia 2025", theksoi në rëndësinë e ndërtimit të klimës pozitive ndaj investuesve, stabilitet dhe besim në sistem, duke e potencuar rolin edhe të diasporës.

"Vendi duhet të mbetet konkurrent lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit. Gjithsesi se duhet të nxitet edhe zhvillimi i kompanive vendore, qeverisje të së drejtës, infrastruktura e mirë dhe arsimi. Investimet e huaja dhe investuesit nga diaspora sjellin kapital, bartje të teknologjisë dhe praktika më të mira dhe janë kyçe për nxitje të zhvillimit ekonomik", porositi Zafirovski.

Në pjesën e parë të Samitit, që po mbahet në organizim të "Maqedonia 2025", për praktikat më të mira për zhvillim të shteteve të vogla folën Suan Xiang Li, kryetar i Këshillit për zhvillim ekonomik të Singaporit dhe Pjer Gurxhian, partner në Fondacionin ruso-armen.

Siç u theksua, Singapori gjatë 50 viteve të fundit e rriti bruto prodhimin vendor për kokë banori më shumë se 50 herë dhe sot tejkalon 52 mijë dollarë, me ç'rast u transformua në fuqi ekonomike botërore.

Sipas Li, faktorë kyç për zhvillimin e vendit janë: fokusi drejt investimeve të huaja, bartja e teknologjisë, investimi në kapitalin njerëzor, infrastrukturë të klasit të parë dhe qeveri e orientuar pro-biznes.

Samiti do të vazhdojë me diskutim për zbatimin e mësimeve shkencore dhe mundësia për zbatim të praktikave më të mira për zhvillim në Maqedoni dhe rajon, në cilën pjesë organizatori paralajmëroi pjesëmarrje të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov....Duhet të debatohet edhe për mundësinë për zhvillim të Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, përvojat e deritanishme me investimet e huaja të drejtpërdrejta gjatë bashkëpunimit me furnizuesit lokal, si dhe për rolin e grave si lidere drejt ardhmërisë së qëndrueshme. Do të prezantohen edhe shembuj për lidership të suksesshëm dhe inspirativ, teknologji të kohës së ardhshme, rëndësinë e mediave dhe industrisë telekomunikuese, rolin e mediave sociale dhe platformat.f

UPDATE: 01.11.2017 13:09:00

### 01.11.2017 09:02:00

Samit Maqedonia 2025
summit_2.jpg

Shkup, 1 nëntor- Shkupi prej sot është nikoqir i edicionit të gjashtë të "Samitit të Maqedonisë 2025".

Samiti dyditor është paralajmëruar si platformë udhëheqëse rajonale për këmbimin e trendeve të fundit botërore në biznes, investime, inovacione teknologjike dhe lidership përgjegjës.

Janë paralajmëruar debate në të cilat do të përpilohen praktikat më të mira të vendeve të vogla të suksesshme ekonomike, shembull për lidership të suksesshëm dhe inspirues, teknologjitë e kohës së ardhshme, rëndësinë e mediave dhe industrinë e telekomunikacionit, rolin e mediave sociale dhe platformat, zhvillim i Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, rëndësia e investimeve të huaja për vendet si e jona, si dhe shembuj për teknologji "të mençura" dhe burime ripërtëritëse të energjisë.

Kryeministri Zoran Zav dje realizoi takim me Majk Zafirovskin, Xhon Bitov të riun dhe Robert Arsov, anëtarë të Bordit të drejtorëve të "Maqedonisë 2025", organizatë joqeveritare në të cilën marrin pjesë biznesmenë nga disapora dhe menaxherë nga Maqedonia.

Zaev në takim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e hapur ndaj të gjithëve që kontribuojnë drejtë progresit ekonomik të shtetit

 01.11.2017, 09:02  | 71 | 1,268 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.