Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
LDK dhe Vetëvendosje bashkohen për ta rrëzuar Qeverinë
auto_lu1510383379.jpg

Prishtinë, 11 nëntor - Varshmëria e Qeverisë Haradinaj nga Lista Serbe rrezikon agjendën shtetërore dhe politikën me interes jetik për Kosovën. Kësisoj, subjektet politike opozitare në Kosovë janë zotuar se pas përfundimit të procesit të balotazhit për zgjedhjet lokale do të iniciojnë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, nën arsyetimin se e njëjta nuk do të mund të marr vendime të mëdha.

 

Bajram Gecaj anëtar i LDK-së ka thënë se kjo është qeveria më e dobët që Kosova ka pasur ndonjëherë, si në aspektin e numrave ashtu edhe të kualitetit.

 

Sipas tij, Qeveria Haradinaj nuk do të mund të shtyjë asnjë çështje të rëndësisë së madhe (nacionale), por gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të shtyjë madje as çështjet të qeverisjes ditore.“Qeveria Haradinaj është plotësisht të varur nga Beogradi dhe gjithashtu margjinën e 61 votave e bëjnë 24 parti pjesëmarrëse në këtë koalicion. Ne besojmë se viti i ardhshëm do ta gjejë Kosovën me një zgjedhje dhe qeveri të re, por koha e saktë se kur kjo mund të ndodhë do të varet nga shumë rrethana. Prandaj mendoj se do të ishte jo serioze nëse unë tani do të jepja një kohë të saktë”, ka thënë Gecaj.

 

Lajçi thotë se do ta shqyrtojnë mocionin e LDK-së  

 

Ali Lajçi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur rreth asaj se sa mund të jetë i realizueshëm synimi dhe zotimi i opozitës në Kosovë që pas zgjedhjeve lokale, të rrezojnë qeverinë e pakicës që sipas tyre varet nga Lista Serbe e që dirigjohet nga Beogradi, ka thënë se kjo Qeveri ka kushtëzime në të gjitha anët madje edhe nga Lista serbe nuk është verifikuar ndonjë çfarë kushtëzimesh ka apo çfarë marrëveshjes.

 

Sipas tij, në rast se marrëveshjet janë të dëmshme atëherë ato natyrisht se i kushtojnë Kosovës, madje edhe krejt procesi politik i tëri.

 

“Në qoftë se dalin probleme të mëdha në vendimmarrje, sigurisht që ne duhet të provojmë që të ndryshojmë. Por në këtë moment mund të themi se nëse vazhdohet të punohet dhe vendimet të jenë të mira dhe gjendja institucionale në tersi po ashtu, atëherë ne duhet të shikojmë, sepse nuk ka nevojë të bëhet ndonjë rënie e Qeverisë, pa pasur arsyeshmërinë e plotë”, ka thënë deputeti Lajçi.

 

Ndërsa, në lidhje me atë se a do të keq qeverisen qytetarët e Kosovës edhe në vitin 2018, duke e marrë parasysh përbërjen aktuale të rritjes së numrit të madh të ministrive e zv/ministrave, Lajçi ka pohuar se asgjë nuk është e sigurt, pasi sipas tij, në Kosovë gjithçka mund të ndodh dhe se tani ende janë dilemat se çfarë do të rrjedh më pas.

 

Kurse, sa i përket rënies së Qeverisë apo ndonjë mocioni nga ana e LDK-së se a duhet përkrahur a jo, deputeti Lajçi ka theksuar se e gjithë kjo varet se si është versioni dhe se a është i arsyeshëm apo jo një veprim i tillë.

 

Mehmeti: Opozita duhet të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

 

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur në lidhje me këtë çështje ka theksuar se është e frikshme sepse asnjë qeveri s’po arrin ti qoj deri në fund mandatin, dhe s’do mend se edhe kjo e tanishme do të rrezohet shumë shpejt.

 

“Opozita besoj se duhet të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme me gjasë në pranëverë, të përgatisë ekipin më të mirë për të udhëhequr vendin për mandatin katër vjeçar. Nëse opozita e sotme nuk fillon përgatitjet, dhe të ofroj afër vetes njerëz te dijes, të pa korruptuar duke ndërtuar kështu një ekipi të qëndrueshëm dhe profesional, është shumë e vështirë që edhe zgjedhjet e ardhshme të kemi qeveri prap stabile”, ka thënë Mehmeti.

 

Sipas tij, mos qëndrueshmëria e qeverive tregon më së miri papjekurinë politike të klasës politike në vend, e cila s’po arrin dot të depërtoj tek vlerat e shoqërisë për t’i ofruar ata në ndërtimin e të ardhshëm se vendit tonë.

 

“Prandaj kemi një qeveri të tillë konglomerat është, jo stabile dhe fragjile. Andaj shpresoj e kjo të jetë qeveria e fundit që s’do e mbarojë mandatin e saj, pasi kjo nënkupton se nuk po kemi qeveri të duhur dhe që punon për vendin”, ka thënë Mehmeti.

 

Në anën tjetër, politologu Mentor Tahiri ka thënë për animozitetet në relacionet LDK dhe VV janë ashpërsuar shumë tani kur këto dy subjekte po përballën me njëra tjetrën në balotazh dhe atë në katër komuna.

 

Tahiri dyshon në bashkëpunimin opozitar

 

Sipas tij, nuk mund të pritet bashkëpunim të vërtetë opozitar kundrejt qeverisë.

 

“Përkundrazi, në koalicionet qe po bëhen tani për garën e balotazhit, shihet qartë flirtimi me subjekte politike të cilat janë në pushtet në nivel qendror, kjo patjetër do të dobësojë komprometon fuqinë politike. Ajo që tani e bënë qeverinë të dobët, është struktura e saj e brishtë dhe pa një harmonizim të synimeve politike”, ka thënë Tahiri.

 

Ai ka theksuar se numrat që përbëjnë shumicën parlamentare janë mjaft kritik dhe lehtësisht të luhatshëm për shkak të pakënaqësive brenda koalicionit.

 

“Nëse diçka e rrëzon këtë qeveri, atëherë do të jetë pamundësia që të kaloj disa sfida me të cilat pashmangshëm do të përballet si Demarkacioni, Asociacioni, formimi i Ushtrisë së Kosovës. Deri më tani, sikurse në rastin e Demarkacionit, shihet se kjo qeveri është e pajisur me retorikë por vështirë të gjejë zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

 

Duhanaj: Të mos lejohet ndikimi i Listës serbe

 

Edhe analisti politik Leon Duhanaj,  ka thënë se shumica parlamentare është e ndarë në anën e qeverisë, ndryshe, do të qeverisin të tjerët, pra opozita e tanishme.

 

“Për ta rrëzuar këtë qeveri, kërkohet së paku që disa deputet nga koalicioni qeverisës , të kalojnë në anën kundërshtare. Tani sa do këtë fuqi argumentuese opozita t'i bind disa deputetë, ta rrezikojnë mandatin e tyre që në fillim, mbetet të shihet, por dyshoj shumë. Ndoshta me lehtë do ta kenë partnerët qeverisës të marrin ndonjë deputet shtesë nga opozita. Përsa i përket çështjes së komunitetit serb në kuadër të qeverisë, natyrisht që nuk është mirë që faktori politik shqiptarë të varet nga ata. Megjithatë, mendoj që edhe përkundër faktit që qeveria është e vogël në numër, nuk ishte dashtë që në çështjet me rëndësi të veçantë tu lejohet ndikimi”, ka thënë Duhanaj.

 

Sipas tij, pala shqiptare duhet të përballet njëherë e mirë, të kërkojë dhe të gjejë kompromise dhe metoda bashkëpunimi në interes të vendit.

 

“Kjo mënyra e shtyrjes së përgjegjësisë nga njëra palë tek tjetra, është pa përgjegjësi totale. Është detyrim kushtetues i secilës parti dhe secilit deputet, të merr vendime për interesin e përgjithshëm, sepse nuk janë votuar për t'i shtuar më bërryla, e as për të marrë. Rroga ë benificione moti. Secili deputet, duhet në radhe të parë të jetë në paqe me veten e tij për punën që bën. Kuptohet nëse ka sado pak ndërgjegje . Po ashtu edhe në harmoni me të drejtat dhe detyrimet e tij ligjore dhe kushtetuese. Në këtë kontekst, nuk e shoh problemin kush është në krye të qeverisjes, por çfarë bën ai dhe të tjerët për të bashkëpunuar në shërbim të vëndit. Në do qeverisemi edhe gjatë me qeveri të ngjashme, pasi që çdo qeveri është produkt i këtij populli dhe këtu vlen të theksohet thënia "çdo popull, meriton qeverinë që ka", ka thënë Duhanaj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 08:55  | Z.H. | 757 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.