BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Sot protestohet në Gjilan
auto_unnamed_21510382052.jpg

Gjilan, 11 nëntor - Sot në Gjilan është thirrur një protestë qytetare për të kundërshtuar largimin e përmendores pranë parkut të qytetit.

 

Ndryshimi i lokacionit të shtatores “Ushtarëve të Ramë” në Gjilan ka shqetësuar në masë të madhe qytetarët e Gjilanit, pasi kjo shtatore ka identifikuar qytetin për dekada të tëra dhe është bërë pjesë e memories kolektive të gjilanasëve.

 

Sipas organizatorëve, deri më tani janë mbledhur më shumë se 380 nënshkrime të qytetarëve që kërkuan të mos ndryshohet lokacioni i skulpturës, pasi lëvizja e skulpturës disa metra më lartë është e paarsyeshme dhe denigron këtë monument kulturor.

 

“Pse duhet të zhvendosen skulpturat kur ekzistojnë hapësira të mjaftueshme në qytet, në të cilat mund t’i akomodojmë të gjitha. Kjo shtatore ka kuptim të plotë vetëm në vendin ku ishte më herët. Gjilanasit janë mësuar ta asocojnë qendrën e qytetit me këtë shtatore të punuar bukur. Duhet ta ruajmë qëndresën e saj ndër vite, dhe ta ndajmë me të tjerët çfarëdo që të jetë historia e saj. Por mbi të gjitha, qëndrimi i saj në atë pikë është mënyrë referuese e historisë së saj që ne nuk do të duhej ta ndryshojmë. Skulptura ka fuqi estetike e artistike, dhe në përmbajtje reflekton modernizmin duke reflektuar një karakter universal, ashtu siç kanë vlerësuar shumë artistë të merituar. Është e rëndësishme të kuptohet, që ne e respektojmë dhe i gëzohemi vendimit për sjelljen e skulpturës së Idriz Seferit, andaj sugjerojmë që kësaj skulpture t’i gjendet një vend meritorë, e jo të jetë zëvendësuese e skul pturës së vjetër. Këtu kërkohet që dyja skulpturat të kenë vendin meritorë, pa e dëmtuar njëra tjetrën. Ne kërkojmë që për vendime të tilla shumë të rëndësishme të mbahen debate publike dhe të vendos zëri qytetarë. Ju ftojmë që të ngrisim zërin dhe të ftojmë komunën e Gjilanit të reflektojë”, thuhet në reagimin e organizatorëve. Protesta fillon nga ora 14:00, te lokacioni ku është larguar përmendorja pranë parkut të qytetit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 08:56  | Z.H. | 442 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.