Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Mbyllet dita e parë e negociatave, ja axhenda e diskutimeve Bushati-Kotzias
bushati-greku_0.jpg

Tiranë, 11 nëntor - Shqipëria dhe Greqia kanë nisur procesin e negociatave për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Dje, në ishullin e Kretës ka nisur takimi dy palësh mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Takim ku po tentohet që të dy vendet t’i japin zgjidhje problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve. Sipas informacioneve që kanë qarkulluar dje, ndonëse akoma nuk pati një informacion të saktë mbi ecurinë e negociatave të ditës së djeshme pasi takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe rezultatet pritet të shpallen dielë, është mësuar se temat kryesore të bisedimeve dypalëshe greko shqiptare janë kryesisht për: përcaktimin e kufirit detar, heqjen e ligjit të luftës nga Athina zyrtare, çështjen e varrezave greke në Shqipëri, si dhe për problemet që hasin qytetarët shqiptarë në doganat e vendit fqinj apo ecuria e Shqipërisë në Europë. Por një çështje tjetër e rëndësishme që do të diskutohet në këtë takim është dhe çështja çame. Një pikë e rëndësishme e axhendës së bisedimeve midis delegacionit shqiptar dhe atij grek. Edhe pse zyrtarisht pala greke e mohon diçka të tillë, kjo çështje është futur në axhendë pas këmbënguljes së palës shqiptare. Sakaq dy delegacionet janë akomoduar në një hotel në zonën lindore të qytetit Iraklion të Kretës, ku dhe kanë filluar dhe bisedimet prej ditës së djeshme. Ndërkaq media greke i ka bërë jehonë të madhe bisedimeve, duke kërkuar më shumë të dhëna nga ana e qeveris greke. Sakaq po ashtu edhe opozita në Athinë i ka kërkuar zyrtarisht shefit të diplomacisë greke të japë të dhëna mbi çështjet që po diskutohen dhe qëndrimin e Athinës zyrtare mbi këto çështje. Vlen të theksohet se mes dy vendeve janë zhvilluar edhe më përpara takime negociatash për këto probleme por që kanë dështuar. Madje kjo për faktin se Athina zyrtare ka kërkuar që pala shqiptare të bëj tolerime të shumta në mënyrë që Athina të përfitonte nga këto negociata. Pavarësisht faktit se këto negociata kanë dështuar mbetet për tu parë ky takim që po organizojnë ministrat e dy vendeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 09:00  | Z.H. | 760 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.