BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Presidenti tërhiqet nga plani Basha-Kryemadhi, refuzon të deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
foto_faqe_2._11.11.2017.jpg

Tiranë, 11 nëntor - Presidenti Ilir Meta duket se ka hequr dorë në momentet e fundit nga bashkëpunimi me Berishën-Bashën-Kryemadhin për të sulmuar qeverinë. Kreu i shtetit ka refuzuar kërkesën e 7 deputetëve të PD-LSI për të deklasifikuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të 11 nëntorit 2016. Dje, Presidenti Ilir Meta, përmes një letre drejtuar deputetëve të opozitës ka bërë të qartë se nuk mund të deklasifikojë mbledhjen e 11 nëntorit 2016 të Këshillit të Sigurisë Kombëtare sepse bie ndesh me ligjin. “Përgjigje kërkesës së grupit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj përgjigje, ju bëj me dije se nuk e kam aprovuar kërkesën tuaj, pasi: Nuk e kam gjetur në përputhje me paketën ligjore: “Për informacionin e klasifikuar ‘sekret shtetëror’, dhe konkretisht me nenet: 7; 13 dhe 16 të ligjit Nr.8457, datë 11.02.1999, i ndryshuar. Po ashtu, e kam çmuar në kundërshtim edhe me nenin 24 të po këtij ligji, pasi siç e dini në mbledhjet e KSK-së, diskutohen çështje dhe informacione të bashkëpunimit me vendet partnere dhe institucioneve ndërkombëtare, ndaj të cilëve e kemi detyrim të sigurojmë të njëjtat standarde ruajtjeje me ato që zbatohen nga shteti apo institucionet ndërkombëtare”, shkruhet në përgjigjen e Metës. Sakaq, Presidenti Meta ka bërë të ditur për deputetët se deklasifikimi i informacionit të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e këtij institucioni. “Thënë këto, gjykoj se është në interesin dhe detyrimin e Institucionit të Presidentit të Republikës që t’u ofrojë anëtarëve të KSK-së sa më shumë “garanci besimi” për ta: “këshilluar dhe mbështetur Atë në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”. Përtej këtij rasti në vetvete, “deklasifikimin dhe publikimin e diskutimeve në mbledhjet e KSK-së”, pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare. Vlerësoj se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjet e KSK-së (që nuk ka ndodhur asnjëherë), do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruhet në përgjigjen e Metës drejtuar deputetëve.

 

Zbulohet loja e opozitës

 

Kërkesa e deputetëve të opozitës, drejtuar Presidentit Meta, për zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të 11 nëntorit 2016 është rrëzuar. Por pavarësisht këtij fakti, gjithçka ishte një lojë e iniciuar nga vetë opozita, e cila duke përfituar nga aleanca me Metën, tentoi të zbardhte një mbledhje sekrete që kishte të bënte me situatën e kanabisit në vend. Madje, një gjë të tillë e ka theksuar edhe gazeta gjatë këtyre ditëve, pasi opozita duke përfituar nga ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili ka informacion të bollshëm mbi këtë mbledhje si dhe ka qenë personi i parë që ka kërkuar deklasifikimin e mbledhjes së 11 nëntorit 2016, ka kërkuar zbardhjen e kësaj mbledhjeje për të adresuar një tjetër sulm kundrejt mazhorancës pas çështjes “Tahiri”. Por duket se Presidenti Meta pasi ka vlerësuar faktet, ndonëse dhe ai ua kishte sugjeruar deputetëve të opozitës që të bënin një shkresë për deklasifikimin e kësaj mbledhjeje, është tërhequr nga kjo lojë e pisët pasi binte ndesh me ligjin.        

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 09:01  | Z.H. | 558 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.