BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Rama dhe Basha përplasen për mediat
foto_faqe_8_11.11.2017.jpg

Tiranë, 11 nëntor - Liria e medies është kthyer në një mollë “sherri” mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit, ditën e djeshme reagoi pas fjalimit që kreu i qeverisë mbajti dy ditë më parë në konferencën “Mediet e Ballkanit”. Basha akuzoi Ramën se fjalimi i tij ishte kriminal sepse, sipas tij, nxit dhunë dhe urrejtje. Për këtë arsye lideri demokrat u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë dhe të dënojnë këtë gjuhë të dhunshme të përdorur nga Kryeministri. “Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit. U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit”, u shpreh Basha.

 

Përgjigja e Ramës

 

Pas kësaj deklarate të liderit demokrat, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit i përmendi kryedemokratit ditët e çadrës. Sipas tij, Basha gjatë asaj periudhe, shante dhe ofendonte vazhdimisht mediet si institucione të kapura nga droga. Ai shtoi se në lidhje me këtë çështje është pikërisht kreu demokrat ai që duhet të kërkojë falje. “LB ishe ti apo isha unë në çadër, kur ulërije “të gjitha mediet janë të kapura nga droga përveç një kanali TV”, të cilin ia rekomandoje publikut si burim të kulluar?! Unë kurrë s’e kam imagjinuar, jo më ta them një veshëgjatllëk të tillë. Është thjesht shpifje! Prandaj kërkoju falje njëherë të gjitha medieve (përveç njërës) që i kriminalizove me baltën e çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia”, shkroi Edi Rama.

 

Basha sulmon sërish

 

Mirëpo Lulzim Basha nuk është ndalur me aq, pasi po ditën e djeshme replikoi sërish me Edi Ramën për të njëjtën çështje. Në vijim të akuzave të tij, në një reagim në rrjetet sociale, Basha sulmoi kreun e qeverisë, duke e quajtur censurues të zhytur në krim dhe korrupsion. Po ashtu ai shpjegoi se nuk kurrë nuk ka pasur sulme të tij kundrejt medieve, por vetëm kritika. “Edi Rama si një censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediet. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën. Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët”, u shpreh kryetari demokrat. Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh gjatë konferencës në kuadër të lirisë së medies se kjo e fundit po cenon çdo ditë më shumë dinjitetin njerëzor dhe të njerëzve publik në Shqipëri. Sipas tij, shfrenimi i gjuhës së urrejtjes është problemi kryesor dhe i pamohueshëm me të cilin përballemi ditët e sotme.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.11.2017, 09:02  | Z.H. | 839 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.