Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Amvisëritë të prodhojnë dhe shesin energji elektrike nga energjia diellore
102655853.jpg

Shkup, 12 nëntor - Matja e rrjetit, që amvisërive me sisteme të vendosura fotovoltaike u mundëson të shesin tepricën e energjisë elektrike  nga prodhimi i energjisë elektrike është në fillim në Maqedoni. Në shtet nuk ekziston mundësi ligjore  për një gjë të këtillë dhe për këtë shkak  organizatat qytetare propozojnë vendosjen e kësaj mase në Ligjin e ri për energjetikë, që është në përgatitje.

Organizatat qytetare kërkojnë t'u mundësohet amvisërive  pa hapur  kompani, vetëm me marrëveshje me distributorin, të kyçen me rrjetin dhe ta shesin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas Sonja Ristevskës, e cila është autore e studimit "Matja e rrjetit në RM, mundësitë, perspektivat, shembujt - si deri në energji më të pastër" fitimet nga vendosja e kësaj mundësie janë të mëdha sepse amvisëritë so t'i ulin faturat për energji elektrike, do të ketë humbje më të vogla dhe rënie në rrjetin elektro-shpërndarës veçanërisht në ditët me konsum më të madh të energjisë elektrike dhe çfarë është me rëndësi më pak do të ndotet mjedisi i jetesës.

Nga vendosja e një mase të tillë fitime do të ketë edhe shteti sepse burimet ripërtëritëse të energjisë nuk ndot, siç është qymyri, dhe nga ana tjetër, duke u dhënë familjeve mundësi ta  shesin energjinë e tepërt elektrike, do të arrihet stabiliteti më i madh në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përveç Sllovenisë, e cila para dy viteve e vendosi këtë masë, Maqedonia është pak më përpara nga vendet e tjera në rajon sepse, siç thekson Ristevska, seriozisht po bisedohet në këtë temë.

Për implementimin e plotë të një mase të tillë në Maqedoni, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi publik tek qytetarët të cilët, nëse do të vendosnin sisteme të prodhimit të energjisë elektrike dhe do të shesin energji elektrike, atëherë përdorues pasivë do të bëheshin faktorë aktivë në prodhimin e energjisë elektrike. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 11:44  | T.E. | 799 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.