Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
BBC shkruan për gjakmarrjen në Shqipëri: Fenomeni që po mban ngujuar dhjetëra familje
rfasefeasfae.jpg

“Thuhet se hakmarrja është pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të jetë vërtet e tillë”.

Kështu e nis BBC e nis lajmin e gjatë, kushtuar një fenomeni aq të vështirë shqiptar: gjakmarrjes.

Një konflikt që zgjatet në breza të tërë, duke thithur pa mëshirë edhe pasardhësit që nuk kanë pasur të bënin aspak me fyerjen apo vrasjen fillestare.

Gjakmarrja, – shkruan gjiganti mediatik anglez, – vazhdon të mbetet ende edhe sot mjaft e fuqishme, me 68 familje në rajonin e Shkodrës, aktualisht të paafta, të lëna në shtëpitë e tyre nga frika se kjo do t’i kushtojë jetën.

Reportazhi ngrihet mbi historinë e Nikos, 13 vjeç, i detyruar të qëndrojë brenda 4 mureve për krime të kryera përpara se ai të kishte ardhur në jetë. Ngatërresa që ka ngujuar familjen e Nikos ishte për çështje pronësie.

Ngujimin e adoleshentit e dhjetëra familjeve të Shqipërisë veriore, BBC e quan “një lloj vetarrestimi”.

Lajmi i konceptuar për publikun perëndimor, për të cilin një fenomen i tillë lëkundet në kufijtë e të paperceptueshmes, shpjegon se gjakmarrja do të thotë që fëmijët nuk dalin dot nga porta e shtëpisë as sa për të shkuar në shkollë.

E vetmja mënyrë që ata të arsimohen është që mësuesit t’u shkojnë në shtëpi.

E për këtë nuk fajësohen dot as rregullat e vjetra. Tani, personat e përfshirë në konflikte gjaku shpeshherë abuzojnë edhe me Kanunin.

Mësuesja e Nikos, Liljana Luani i shpjegoi BBC-së se, po të respektohet deri në fund Kanuni, atëherë gratë dhe fëmijët nuk mund të vriten. “Por sot, – vazhdon ajo, – nuk po ndiqen më as rregullat e tij e as ligjet e shtetit, e në këtë drejtim, autoritetet e zbatimit të ligjit nuk po bëjnë aq sa duhet”.

Shefi i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka mbrohet duke thënë se është bërë gjithçka për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet, por janë njerëzit, ata që sipas tij keqpërdorin Kanunin, koha e të cilit për çdo rast ka kaluar e sot duhet të gjendej vetëm në arkiva.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 21:32  | T.E. | 525 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.