Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Këto parti politike nuk kanë paguar asnjë cent për gjoba
partite-640x300.jpg

Prishtinë, 12 nëntor - Subjektet politike nuk po shprehin sa duhet interesim për të paguar gjobat që u janë shqiptuar për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Nga 219 mijë e 450 euro gjoba sa janë shqiptuar ndaj tyre nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, subjektet politike kanë paguar vetëm 54 mijë euro.

 

Kështu ka thënë për arbresh.info kryesuesi i sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.

 

Subjektet politike të cilat janë gjobitur dhe nuk kanë paguar ende asnjë cent janë: Lidhja Demokratike e Kosovës me gjobë në vlerë prej 70 mijë e 750 euro, Lëvizja Vetëvendosje me gjobë prej 23 mijë e 100 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me gjobë prej 14 mijë e 700 euro dhe disa parti të tjera të vogla e nga minoritetet.

 

Sipas Deskut subjektet politike të cilat kanë paguar një pjesë të gjobës janë PDK-ja, AKR-ja, dhe KDTP-ja

 

Ndërkaq, subjektet politike që kanë paguar në tërësi gjobat janë Lista Serbe, PDAK dhe PLE.

 

“LDK= 70,750.00 €,

 

PDK= 26,150.00 €. Ka paguar = 1,350.00 €, Pa paguar edhe 24,800.00 €.

 

LVV= 23,100.00 €,

 

AAK= 14,700.00 €,

 

AKR= 20,050.00 €. Ka paguar 11,300.00 €. Pa paguar edhe 8,750.00 €

 

ALTERNATIVA= 12,950.00 €,

 

NISMA= 6,950.00 €,

 

KDTP= 2,450.00 €, Ka paguar 2,250.00 €. Pa paguar edhe 200.00 €

 

PDAK= 250.00 €, Ka paguar ne tersi gjobën 250.00 €

 

PAI= 250.00 €,

 

LEV.PËR BASHKIM- LB= 250.00 €.

 

SERBE= 38,550.00 €. Ka paguar në tersi gjobat 38,550.00 €

PLE= 300.00 € Ka paguar ne tersi gjobën 300.00 €

 

KTAP= 2,200.00 €

 

GISDP. O.Ivanovic= 500.00 €

 

Vlera e përgjithshme e gjobave siç bënë të ditur Desku është 219 mijë e 450 euro.

 

Sipas tij, pasi që PZAP-ja, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike këto të fundit kanë paraqitur disa ankesa në Gjykatën Supreme por se kjo e fundit ka vërtetuar vendimet e PZAP-it.

 

“Për gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike janë paraqitur disa ankesa ne Gjykatën Supreme , por te gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te PZAP-it ne këtë Gjykate lidhur me gjobat e shqiptuara janë refuzuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, respektivisht janë vërtetuar vendimet e PZAP-i”, ka thënë ai.

 

Zgjedhjet Lokale janë mbajtur më 22 tetor, ndërsa për komunat që kanë shkuar në balotazh zgjedhjet do të mbahen më 19 nëntor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 08:56  | Z.H. | 441 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.