Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Dosja e CEZ përplas sërish mazhorancën me prokurorinë
ervin-bushati_10.jpg

Tiranë, 12 nëntor - Tentativat e prokurorisë për të mbyllur dosjen e aferës së CEZ kanë shtuar përplasjet mes mazhorancës qeverisëse dhe organit të akuzës. Ditën e djeshme përmes një prononcimi për mediat nga selia e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, përveçse e shoqëroi deklaratën e tij duke ngritur një sërë pyetjesh shqetësuese, ka hedhur akuza se prokuroria po kërkon të mbyllet çështja pa kryer asnjë hetim. Ai theksoi se një grup prokurorësh e kanë kthyer drejtësinë në tregti. “Prokuroria minimalisht duhet të kishte marrë deklarimet e personave te përfshirë ne këtë aferë. Si ka mundësi që ka prokurorë që çojnë ndërmend se në Shqipërinë e vitit 2017, mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korruptive, pa bërë asnjë hetim?!Kush janë këta prokurorë? Kush u ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si në një Pazar??Kush janë këta prokurorë që paskan tagrin të falin; pa hetuar?!”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, duke e ndalur theksin se kush është përgjegjës për cështjen CEZ, ligjvënësi socialist deklaroi se për këtë opozita duhet të përgjigjet para drejtësisë. Madje, ai akuzoi prokurorinë se po përdor standard të dyfishtë më këtë çështje, teksa theksoi se pavarësisht se këtë qëndrim po e mban tani kur ka startuar reforma në drejtësi, sipas tij, vetingu ka nisur dhe do të çojë për skrap gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. 

 

“Pse ky standard krejt i dyfishtë i prokurorisë e kompromenton atë si një organ i përdorur në funksion të luftës së dëshpëruar për pushtet të një opozite protagonistësh që duhet të përgjigjen njëherë përpara drejtësisë dhe pastaj të shesin dëngla duke hedhur përditë baltë mbi Shqipërinë?! Si ka mundësi vallë që ky grup deputetësh dhe një shumicë parlamentare me mandat të qartë për zbatimin e reformës në drejtësi, nuk vlejnë për prokurorinë shqiptare për të hapur një çështje, as sa dy kriminelë që flasin në telefon me njëri-tjetrin?! Si ka mundësi vallë që kjo lëvizje e prokurorisë në mjegullën e krijuar nga Fronti i Hakmarrjes për pushtetin e humbur, ndodh tamam kur sapo ka filluar vetingu për çuarjen për skrap të prokurorëve e gjykatësve që kanë bërë rolin e pusetës për mbulimin e zullumeve më të mëdha të historisë së pluralizmit shqiptar?!”, u shpreh Bushati.

 

Bushati akuza Bashës                   

 

Mirëpo gjatë fjalës së tij, deputeti Ervin Bushati nuk la pa shigjetuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha, teksa deklaroi se ky i fundit vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin dhe gazetarin, duke mos iu përgjigjur pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës. Sipas tij, Basha ka shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dytën herë! “Lulzim Basha vazhdon të bëjë: hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dytën herë! Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si Kryetar në detyrë i PD. Luli i shkretë kujton se do të mashtrojë përsëri demokratët, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit me një histori që i takon drejtësisë, dhe aspak Lulit, i takon Drejtësisë që ta zbardhë deri në fund”, nënvizoi Bushati.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 09:00  | Z.H. | 476 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.