Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Zbardhet raporti i qeverisë për trafikun e qenieve njerëzore
fgujfx.jpg

Tiranë, 12 nëntor - Zbatimi i strategjisë së qeverisë për të luftuar fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore (Dokumenti Strategjik 2014-2017) ka dhënë rezultate pozitive, sa i takon pritshmërive për të ulur numrin e të trafikuarve, por dhe ri-integrimit të tyre. Gjithashtu rezultate ka dhënë edhe sa i takon ndjekjeve penale. Në terma realë, nga 125 që ishte në vitin 2014 numri i personave viktima të trafikut,  apo individëve të ekspozuar ndaj këtij fenomeni,  në shtator të 2017 u regjistruan vetëm 77 raste trafiku, apo raste të mundshme të trafikut.

 

Ndërsa duke iu referuar statistikave, vihet re se ka një ndarje thuajse të barabartë të trafikuarish mes të rriturve dhe të miturve. Sipas këtyre shifrave, vihet re se 50% e të trafikuarit janë të mitur. Kështu, në vitin 2014, ishin 63 të rritur dhe 62 të mitur viktima të trafikimit, apo viktima të mundshme të trafikimit, ndërsa ky numër ka rënë në 38  për të rritur dhe 39 për të mitur në vitin 2017. Ndërkohë lidhur me këtë pjesë, zv/ministrja e Brendshme njëkohësisht edhe koordinatore kombëtare e Luftës Anti-trafik, Rovena Voda deklaroi ditën e djeshme, se në dhjetor nis puna për planin e ri të veprimit, që do mbarti në brendësi të saj, problemin edhe të miturve.

 

“Po, duke u nisur nga eksperienca e deritanishme,  në dokumentin e ri strategjik, të planit të ri të veprimit, pasi plani i vjetër është duke u mbyllur do ketë një rëndësi të veçantë dhe çështja e të miturve. Trajtimi i tyre, forma e rehabilitimit, etj, të cilat do të diskutohen nga ekspertë dhe grupe pune që do të ngrihen për këtë çështje kaq sensitive”, deklaroi Voda. Nga ana tjetër, shifrat tregojnë një rënie të ndjeshme të femrave të trafikuara, thuajse gjysmë për gjysmë. Sipas statistikave, rezulton se në vitin 2014 ishin 108 femra të trafikuara, ndërsa në vitin  2015 numri i tyre zbriti në 87, më tej, në vitin 2016 në 84 dhe në fund 62 vajza të trafikuara. Ndërkohë në statistika vihet re se skenari i trafikantëve apo grupeve që merren me këtë biznes të jashtëligjshëm, ka nisur të largohet nga trafikimi i individëve me orgjinë shqiptare, duke gjetur viktimat e tyre jashtë vendit dhe duke përdorur vendin tonë thjesht si tranzit për të kaluar të trafikuarit nga Europa/Ballkani Lindor në Europën Qendrore dhe Perëndimore, si pikë fundore të trafikimit./Sotnews

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 09:01  | Z.H. | 555 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.