Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Bale, një humbës i madh, kushton mbi 1 milion euro për ndeshje
1455017368-553512-1455017755-noticia-grande_1510433043-8958680.jpg
Loading...

Mes pagës dhe amortizimit të shumës së transferit të tij, Real Madridi i k shpenzuar 168.6 milionë euro për Gareth Bale. E sulmuesi uellsian ka luajtur vetëm 159 ndeshje për madrilenët.

 

“Bale nuk ka pësuar asgjë serioze”, tha Zidane më 26 shtator pas ndeshjes me Dortmundin. Pas ndeshjes thuhej se Bale kishte ngërç në këmbë, i cili përfundimisht u shndërruar në tërheqje muskulore në kofshe që e mbajti sulmuesin jashtë fushës për 45 ditë.

 

Dhe tamam kur u duk se Bale po riktheje për ndeshjen derbi kundër Atletico Mardirit, ai u lëndua përsëri në stërvitje dhe do të mungojë tri deri në katër javë, transmeton Express.Në përgjithësi, Bale është lënduar 19 herë që prej se iu bashkua Real Madridit. Pak më pak se katër herë në sezon.

 

Bale i kushton Realit mbi një milionë euro për ndeshje.Bale u ble për 100.7 milionë euro, për një marrëveshje gjashtëvjeçare, që do të thotë se Reali pagoi 16.7 milionë euro cdo sezon – e momentalisht ai është në sezonin e tij të pestë.

 

Paga e tij ishte 18 milionë euro bruto në tri sezonet e para, por u rrit në 22 milionë euro bruto sezonin e kaluar. Në total, nga sezoni 2013-14 deri 2015-16 Bale i kushtoi Realit 34.7 milionë euro në sezon në total, shumë që u rrit në 38.7 milionë nga sezoni 2016-17.

 

Duke marrë parasysh që këtë sezon çmimi është vetëm për pesë muaj, në sezonin 2017-18 është 25.86 milionë (16.7 për amortizimin e shumës së transferit dhe 9.16 për pagën bruto).Shuma totale del të jetë 168.8 milionë euro.

 

Me Bale që ka luajtur vetëm 159 ndeshje, del se një ndeshje e tij Realit e ka kushtuar 1.060.377 euro. Ndërsa, çdo minutë që ai e ka kaluar në fushë i ka kushtuar Realit 13.593.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 09:14  | Z.H. | 484 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.