Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Lulzim Basha: Po zhduken provat për implikimin e Saimir Tahirit
luraaa.jpg

Tiranë, 12 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me sulmet kundrejt qeverisë për çështjen “Tahiri”. Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Basha ka postuar një denoncim nga një qytetar ku sipas tij mazhoranca po përpiqet të zhduk provat e çështjes “Tahiri”. Madje Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Punëve të Brendshme Fatmir Xhafajn, sepse sipas denoncimit të marrë nga ana e qytetari dixhital, për dy ditë me radhë një grup personash nga radhët e policisë dhe të gardës kanë pastruar dy zyrat që deputeti Tahiri ka tek Garda.

 

“Rama-Tahiri-Xhafa në ethe për të zhdukur provat dhe fshehur gjurmët e krimit: Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje: Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat. Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS”, shkruante Basha. Sakaq sipas mesazhit të qytetarit dixhital të publikuar nga kreu demokrat këta persona që pastruan zyrat e deputetit Saimir Tahiri ndryshuan dhe emërtimet e zyrave. “Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan. E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”, shkruante Basha në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.11.2017, 09:03  | Z.H. | 679 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.