BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Organet e vetingut ende pa buxhet, Mulaj: Jemi pa ambiente
buxhet_2.jpg

Tiranë, 13 nëntor - Organet e vetingut janë ende pa buxhet përsa i përket zërit të investimeve, për shkak se nuk janë rakorduar me ministrinë e Financave për paratë që ju duhen.

Sipas Top Channel, kjo kërkesë buxhetore është bërë nga Kolegji i Apelimit për shpenzime personeli, operative dhe investime.

Gjatë diskutimeve u vendos që Kolegji i Apelimit do të rikthehet pasi të rakordojë investimet me ministrinë e Financave dhe të Drejtësisë.

Edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përmes kryetares Genta Bungo tha se nuk i kanë të qartë shpërblimet për vështirësi për këshilltarët, ndërsa u shpreh se në buxhet zëri i investimeve është zero, ndërkohë që iu duhen pajisje.

Deputeti socialist Bashkim Fino tha se këto janë institucione të reja, dhe buxheti është llogaritur në bazë të strukturës.

“Problemi është i njëjtë, nuk jeni rakorduar dhe me ministrinë e Financave”, është shprehur Fino.

Ndërsa opozita është shprehur skeptike për numrin e pakët të këshilltarëve ligjore dhe ekonomikë në Kolegjin e Apelimit, si dhe stafin e vogël në numër në institucionet e vetingut.

“Vetingun s’e bëjnë muret, por njerëzit. A ju mjaftojnë juve 10 persona këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë për të bërë vetingun? Për sa keni nevojë? Bëjeni kërkesën tuaj”, tha Bylykbashi.

“Buxheti është bërë me këtë strukturë. Jemi pa ambiente, është faza e parë e rekrutimit të këshilltarëve. Kanë kandiduar 330 vetë për 10 vende pune. Do vij prapë të kërkoj shtesë në strukturë”, është përgjigjur Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të Apelimit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 13:28  | Xh.I. | 439 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.