BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Ndërmarrje austriake kërkojnë partnerë për bashkëpunim në Maqedoni
133962375.jpg

Shkup, 13 nëntor - Në ligjin e ri të paralajmëruar për energjetikë duhet të gjendet mënyrë që të krijohen kushte në sferën e fotovoltaikëve të investojnë edhe kompanitë më të vogla vendore për çka ka interes nga ana e tyre, thonë nga Oda ekonomike austriake në Maqedoni.

Investimet dhe bashkëpunimi në zgjidhje dhe shërbime energjetike nga sfera e fotovoltaikëve dhe deponimi i energjisë janë pjesë nga sfera për të cilat në takimin në javën e ardhshme në Shkup do të bisedojnë ndërmarrje austriake dhe të Maqedonisë. Në Maqedoni do të qëndrojë një delegacion afarist nga Austria i përbërë nga gjashtë ndërmarrje nga disa veprimtari, ndërkaq të cilat janë në gjurmim për partnerë për bashkëpunim në tregun e Maqedonisë dhe atë rajonal, për prezantim të përbashkët në tregje të treta, si dhe për përfaqësim", paralajmëroi sot në konferencë për shtyp Smilevski.

Siç informoi, interesi më i madh është për bashkëpunim me ndërmarrje nga Austria nga sfera e fotovoltaikëve. Disa nga 15 kompani vendore të cilat tani për tani kanë shfaqur interes për bashkëpunim janë drejtpërdrejtë të kyçura dhe aktive në këtë veprimtari në shtet, ndërsa të tjerat janë ndërmarrje të njohura të mëdha vendore të cilat prodhojnë diçka dhe sipas të gjitha gjasave kërkojnë zgjidhje për prodhim të vet të energjisë elektrike.

Në Maqedoni, sipas paralajmërimit, javën e ardhshme do të qëndrojnë edhe përfaqësues të ndërmarrjeve austriake nga sferat: projektim dhe kryerje e hallave industriale dhe konsntruksioneve nga çeliku, furnitorë të sistemeve për përpunim dhe bartje të derivateve  minerale, për prodhim të instalacioneve të betonit dhe transportuesve për beton, prodhim të djathërave të klasit të parë, sistemeve për mbrojtje nga vetëtimat, për mbrojtje nga mbitensionimi dhe tokëzimi.

Vizita e delegacionit afarist nga Austria është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të odave për intensifikim të takimeve afariste për rritje të bashkëpunimit, ku si sfidë ceket këmbimi tregtar mes dy shteteve për çka nuk janë shfrytëzuar potencialet.

Austria është partnerja e 18-të tregtare e Maqedonisë, ndërkaq ka qenë e 16-ta në vitin 2016. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti është evidentuar bilanc negativ në këmbimin tregtar prej 54,3 milionë dollarëve. Këmbimi i përgjithshëm tregtar prej janarit deri në shtator paraqet 135,9 milionë dollarë, përkatësisht për pesë për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Eksporti në atë periudhë ka qenë 42,6 milionë dollarë, për 30 për qind më shumë, ndërsa saldoja importuese 96,6 dollarë që ndërkaq është ulje për 9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Maqedonia dhe Austria vitin e kaluar patën këmbim të përgjithshëm tregtar prej 174 milionë dollarëve, për 0,9 për qind më pak në krahasim me vitin 2015. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 14:34  | I.XH | 723 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.