Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Tevdovski: Shkalla e interesit kyçe për debi të huaj
133962434.jpg

Shkup, 13 nëntor - Në Propozim-buxhetin për vitin 2018 është paraparë përmes debisë në tregun vendor dhe atij të huaj të sigurohen rreth 470 milionë euro për financimin e deficitit buxhetor, i cili është paraparë në 2,7 për qind nga BPV-aj dhe për kthimin e detyrimeve të papaguara që i kanë bërë qeveritë paraprake, paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Ai theksoi se për debitë e huaja, me rëndësi është sa do të jetë shkalla e interesit, gjegjësisht çmimi që do ta paguajnë qytetarët.

"Nuk është njësoj të dilet në treg të huaj ose me eurobono e cila do të ketë tre, katër dhe pesë për qind ose do të ketë nëntë ose 10 për qind të shkallës së interesit. Do të sjellim vendim për dalje në treg të huaj vetëm nëse mendojmë se qytetarët do të paguajnë çmim të ulët", deklaroi Tevdovski pas promovimit të publikimit të tij "Rruga përpara - Kolumnë për rritjen ekonomike dhe kohezioni social në Maqedoni" në Fakultetin ekonomik në Shkup.

Theksoi se edhe sivjet me ribalancin e Buxhetit u dha mundësia për debi vendore dhe të huaj, por, siç tha, për shkak të financimit të suksesshëm të tregut vendor është vendosur të mos dilet në atë të huaj.

"Për vitin e ardhshëm parashikuam të ketë mundësi edhe për debi të huaj, sepse tani kemi shkallë të ulëta të volitshme të interesit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa pritjet janë se do të fillojë të rriten. Kjo na bën të mendojmë se ndoshta është koha të dalim në treg ndërkombëtar. Njëherit për momentin tre eurobonot kanë shkallë më të ulët të interesit dhe nëse dilet do të merret çmim më i ulët. Bëjmë analiza në ato fusha", theksoi Tevdovski.

Saktësoi se në Propozim-buxhetin janë paraparë më shumë mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, për shkak të përcaktimit për afrimin drejt NATO-s, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të detyrimeve serioze të bëra nga qeveria paraprake të cilat skadojnë për tu paguar. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 14:52  | Z.H. | 317 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.