Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Kosova e Kroacia me ujdi kulturore
mi_7.jpg

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq.

Të dy biseduan rreth marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë si dhe shkëmbimit të përvojave kulturore dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve.

Gashi falënderoi ambasadoren kroate për mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit të Kosovës nga shteti dhe populli korat nëpër të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë e veçanërisht përkrahjen në fushat që mbulon MKRS-ja.

Ai e njoftoi ambasadoren se MKRS-ja është e gatshme të përkrahë projektet konkrete për promovimin dhe avancimin e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta të dy vendeve duke potencuar edhe mbështetjen e komunitetit kroat që jeton në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadorja  Kapitanoviq, e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe vlerësoi gatishmërinë e ofruar për të bashkëpunuar me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të dy vendeve.

Ajo shprehu kënaqësinë për arritjet dhe sukseset e sportit kosovar sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit, duke theksuar se Kroacia vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në të gjitha proceset e shtetndërtimit, veçanërisht në kuadër të kontributit për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, transmeton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 15:24  | Xh.I. | 388 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.