Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Plani i Ahmetit për zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Prishtinë
auto_ahmet1510578111.jpg

Prishtinë, 13 nëntor - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti njëherësh kandidat për një tjetër mandat në krye të komunës, shpjegoi sot mënyrën se si do të zgjidhet problemi i parkingjeve në kryeqytet brenda mandatit të ardhshëm.

 

Ai foli konkretisht për parkingun nëntokësor afër Fakultetit Filologjik, parkingjet e lagjeve dhe parkingjet në hapësira publike, të cilat do të kenë kapacitet për parkimin e mijëra veturave brenda qytetit.

 

 

Ai tha se sa i përket parkingjeve të lagjeve,  çdo banor i lagjes do të ketë çmim simbolik për veturën e parë, ndërsa për veturën e dyte e tutje do të paguajë çmim më të lartë. Banorëve do t’iu mundësohet “vinjeta” mujore dhe vjetore, dhe kështu do të sigurohet që kufizimet që të mos aplikohen kufizimet në orare për banorë.

 

“Këto parkingje do të jenë të hapura edhe për vizitorë, të cilët do të paguajnë çmim të caktuar për orë qëndrimi. Ky model do të fillojë të aplikohet në pjesën e parë të vitit 2018”, ka thënë Ahmeti.

 

 Ndërsa për parkingjet në hapësira publike Ahmeti tha se do të jenë me pagesë dhe me kufizime kohore.

 

“Zona 1 (në qendër) do të ketë kufizim kohor 2 orësh për parking, dhe çmim më të lartë të pagesës; Zona 2 (në lagjet e mëdha) do të ketë kufizim kohor 3 orësh për parking, me çmim më të lirë. Janë bërë gati kontratat me telefonitë mobile, ashtu që pagesat të kryhen për sms-ve”, ka shpjeguar Ahmeti.

 

 E për parkingun nëntokësor Ahmeti është zotuar se do të ndërtohet tek Fakulteti Filologjik, me kapacitet për parkimin e deri 900 makinave.

 

Ky parking sipas tij, do të ndërtohet për 24 muaj, dhe kompania që do ta bëjë ndërtimin obligohet që mbi të ta ndërtojë Parkun Qendror të Qytetit.

 

“Kështu do të mundësohet edhe krijimi i zonës së këmbësorëve që do të lidhet me sheshin kryesor të qytetit”, thotë Ahmeti.

 

 Të gjitha këto hapësira të parkingut, sipas tij, do të menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 15:42  | Z.H. | 275 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.